Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Gjilan

Më 26 shkurt, prej orës 17:00, Sbunker ka sjellur për herë të parë në qendrën “The Bridge” filmin e shkurtër “Të barabartë, veç jo aq shumë”, të realizuar nga truAktiv në bashkëpunim me Civil Right Defenders dhe Katrazë Films.

Përmes filmit të shkurtë “Të barabartë, veç jo edhe aq” kemi tentuar që ta tregojmë një pjesë të realitetit i cili ndodhet në pak kilometra nga qendra e Prishtinës e i cili përjetohet çdo ditë nga komunitetet etnike pakicë rom, ashkali dhe egjiptian.

Pas shfaqjes të filmave, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.