Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librit në Pejë

Më 21 maj, prej orës 17:00, në kinemanë "Jusuf Gërvalla" truAktiv ka sjellur filmin “Ouaga Girls” nga regjisorja Theresa Traoré Dahlberg.

Filmi “Ouaga Girls” është fitues i dhjetra cmimeve në festivale ndërkombëtare.

Përmes filmit “Ouaga Girls” regjisorja tregon jetën e vështirë në Burkin Faso, ku shkalla e papunësisë kap shifra mbi 50 %, në këto rrethana vajzat janë më të diskriminuarat në punësim. Regjisorja sjell përmes filmit jetën e një grupi vajzash të cilat thyen stereotipet gjinore, duke u shkolluar për te bërë automekanike.

Filmi është siguruar nga bashkëpunimi me DokuFest.

Pas shfaqjes së filmit, janë dhuruar disa libra dhe është mbajtur një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
--
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.