Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Pejë

Më 5 shkurt, prej orës 13:00, Sbunker sjell për herë të parë në kinemanë “Jusuf Gërvalla” filmin e shkurtër “Te barabarte, vec jo aq shume”, të realizuar nga truAktiv në bashkëpunim me Civil Right Defenders dhe Katrazë Films.

Permes filmit te shkurte “Te barabarte, vec jo edhe aq” kemi tentuar qe ta tregojme nje pjese te realitetit i cili ndodhet ne pak kilometra nga qendra e Prishtines e i cili perjetohet cdo dite nga komunitetet etnike pakice rom, ashkali dhe egjiptian.

Pas shfaqjes të filmave, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur.

--

Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë