Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Gjilan

Më 29 janar, prej orës 16:30 në qendën "The Bridge" në Gjilan, Sbunker sjell filmat e shkurtër të regjisorit Doki Qerimi. Filmat e shkurtër të regjisorit trajtojnë tema të ndryshme shoqërore.

Pas shfaqjes të filmave, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmave të shfaqur.

Rreth filmave:

Rrota: "Një cift i moshuar, zanatçinjë për riparimin e bicikletave, duhet t'a gjejnë një zgjidhje për të paguar qeranë e dyqanit." (8 min)

Engjulli: Nik, një person i rritur në jetimore, gjen veten duke u përkujdesur për një fëmijë të ciln e kidnapon në mënyrë indirekte, dhe në aperancë fillon të shfaq njerëzoren. (15 min)

Implosion: “Agimi një burrë i martuar dhe baba i dy femijeve, rstësisht, e dërgon një grua shtatzane në spital për t'i ndihmuar. Per hire te se vertetes dhe rastesise, gjithqka perfundon me lajmin e fuqishem qe e merr ne fund nga mjeku.” (7 min)
---
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada Holandës në Kosovë.