Nata e filmit dhe librit

Nata e filmit dhe dhurimit të librave në Prizren

Më 24 nëntor në Prizren, prej orës 16:30 në kinema 'Jusuf Gërvalla', Sbunker ka sjellur filmin ‘They Will Have to Kill Us First”

‘They Will Have to Kill Us First” sjell historinë rrënqethëse, të luftës së xhihadistëve për ta ndaluar muzikën në Malin Verior.

Në vitin 2012, xhihadistët morën kontrollin e Malit Verior, duke imponuar një nga interpretimet më të ashpra të ligjit të Sheriatit në vitet e fundit, duke ndaluar edhe gjënë më thelbësore e prezentuese per Malin, muzikën. Stacionet e radios u shkatërruan, instrumentet u dogjën dhe brenda natës, muzikantët e Malit u detyruan të fshiheshin ose të internoheshin, ku shumë prej tyre kanë mbetur edhe tani të internuar. Muzikantët malianë refuzojnë të heqin dorë nga muzika dhe luftojnë për të drejtën e tyre për të kënduar.

Pas shfaqjes të filmit, u dhuruan disa libra dhe u mbajt një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
------------------------------------------------------------------------------
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë