Nata e filmit dhe librit

At Home in the World - Nata e filmit dhe librit në Konviktin 7

Komuniteti truAktiv për muajin shkurt ka zbarkuar në konviktin numër shtatë me dokumentarin "At Home in the World"

Filmi dokumentar me regji të Andreas Koefoed ndjek jetën e pesë fëmijëve refugjatë nga Çeçenia, familja e të cilëve kërkojnë azil në Danimarkë.

“At Home in the World” jep një pasqyrim unik të jetës së tyre, sfidave të krijimit të një shtëpie të re dhe përballjes me përvojat e vështira të së kaluarës. Në kohën kur fëmijët janë duke krijuar shoqëri të re gjatë shkollimit në Danimarkë, jeta e tyre merr një kthesë të errët dhe zemërthyese me vendimin e kërkeses për azil, i cili përmban një lajm të mirë dhe të keq për familjen.

Shfaqja e filmit u mbajt në Konviktin numër shtatë, ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR, të komisionuara nga “The WHY Foundation” – Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.

Pas shfaqjes të filmit, u dhuruan disa libra dhe u mbajt një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

---
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë