Nata e filmit dhe librit

Please Vote for Me - Nata e filmit dhe librit në Konviktin nr.7

Komuniteti truAktiv për muajin janar ka zbarkuar në konviktin numër shtatë me dokumentarin "Please Vote for Me"

Please Vote for Me – me regji të Weijun Chen është një film dokumentar i cili rrëfen historinë e tre studentëve të Shkollës Fillore “Evergreen” në Wuhan të Kinës, të cilët përzgjedhen të kandidojnë për mentorin/en e klasës së tyre. Kjo pozitë tradicionalisht është emëruar nga mësuesi/ja i/e klasës meqë mban një pozicion të fuqishëm në kontrollin e nxënësve duke i mbajtur ata/ato në detyrë dhe duke i shqiptuar dënimin atyre që nuk i’u binden. Kështu Luo Lei, Cheng Cheng dhe Xu Xiaofei nisin garën e tyre zgjedhore në shkollë për të fituar. Përmes dokumentarit shpaloset tregimi se a ka qenë gjithmonë një sfidë shumë e madhe për sistemin e arsimit në Kinë që të operoj mes censurës dhe vlerave demokratike.

Shfaqja e filmit u mbajt në Konviktin numër shtatë, ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR, të komisionuara nga “The WHY Foundation” – Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.

---
Pas shfaqjes të filmit, u dhuruan disa libra dhe u mbajt një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.