Nata e filmit dhe librit

Pink Saris - Ora e filmit në Podujevë

Nisma Ora e Filmit fillon këtë muaj aktivitetin e parë të natës së filmit dhe dhurimit të librave në qytetin e Podujevës.

Më 25 janar, prej orës 16:00, Ora e Filmit ka shfaqur filmin “Pink Saris” teatri "Avdush Hasani".

Pink Saris – është një film dokumentar i cili flet rreth aktivizmit të Sampat Pal dhe grupit “Pink Saris” në një zonë rurale të Indisë Veriore. Samplat Pal bashkë me gratë e tjera aktiviste angazhohen për të mbrojtur gratë ndaj padrejtësive sociale, shërbyesve civil të korruptuar dhe burrave abuziv. Përmes dokumentarit shpalosen tregimet e tyre të cilat janë histori të rezistencës që ndodhin në një shoqëri patriarkale dhe koservatore.

Shfaqja e filmit u mbajtt në teatrin "Avdush Hasani" ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR, të komisionuara nga "The WHY Foundation" - Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.
---
Pas shfaqjes të filmit, u dhuruan disa libra dhe u mbajt një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

----------------------------------------------------------------------------------------
Ky aktivitet mbështetet nga "Sbunker" përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorëve dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.