Nata e filmit dhe librit

Leaving the Cult - Nata e filmit dhe dhurimit të librave Gjilan

Sbunker u rikthye me aktivitetin mujor të natës së filmit dhe dhurimit të librave në qytetin e Gjilanit.

Më 24 janar, prej orës 18:00, Sbunker ka shfaqur filmin “Leaving the Cult” në qendrën The Bridge.

Leaving the Cult, me regji të Tyler Meason dhe Jennilyn Merten, rrëfen historinë e tre adoleshentëve të cilët lanë mbrapa familjen, shokët kështu duke u larguar përgjithmonë edhe nga grupi ‘’Mormont’’ në mënyrë që ta eksplorojnë botën e jashtme. “Leaving the Cult” është një histori e guximshme ku tre djemtë e vunë në dyshim besimin qe kishin dhe u larguan për një të ardhme më të mirë, asnjëherë duke mos e ditur se çfarë do t’i pret përtej.

Shfaqja e filmit u mbajt në qendrën "The Bridge", ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR, të komisionuara nga “The WHY Foundation” – Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.
---
Pas shfaqjes të filmit, u dhuruan disa libra dhe u mbajt një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.