Nata e filmit dhe librit

Leaving The Cult - Nata e filmit në Konviktin numër shtatë

Komuniteti truAktiv ka zbarkuar sërish natën e filmit dhe dhurimit të librave në Qendrën e Studentëve, konviktet.

Më 21 janar, prej orës 19:00, komuniteti truAktiv ka shfaqur filmin “Leaving the Cult” me regji të Tyler Meason dhe Jennilyn Merten në konviktin numër 7.

Leaving the Cult, me regji të Tyler Meason dhe Jennilyn Merten, rrëfen historinë e tre adoleshentëve të cilët lanë mbrapa familjen, shokët kështu duke u larguar përgjithmonë edhe nga grupi ‘’Mormont’’ në mënyrë që ta eksplorojnë botën e jashtme. “Leaving the Cult” është një histori e guximshme ku tre djemtë e vunë në dyshim besimin qe kishin dhe u larguan për një të ardhme më të mirë, asnjëherë duke mos e ditur se çfarë do t’i pret përtej.

Shfaqja e filmit u mbajt do të mbahet me datë 21.01.2020, në Konviktin numër 7, ne ora 19:00, ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR, të komisionuara nga “The WHY Foundation” – Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.

---
Pas shfaqjes të filmit, u dhuruan disa libra dhe u mbajt një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.

Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.