Sbunker rikthehet me aktivitetin mujor të natës së filmit dhe dhurimit të librave në qytetin e Prizrenit.
Më 13 dhjetor, prej orës 20:00, Sbunker ka shfaqur filmin “Pink Saris” në Kino Lumbardhi.
Pink Saris – është një film dokumentar i cili flet rreth aktivizmit të Sampat Pal dhe grupit “Pink Saris” në një zonë rurale të Indisë Veriore. Samplat Pal bashkë me gratë e tjera aktiviste angazhohen për të mbrojtur gratë ndaj padrejtësive sociale, shërbyesve civil të korruptuar dhe burrave abuziv. Përmes dokumentarit shpalosen tregimet e tyre të cilat janë histori të rezistencës që ndodhin në një shoqëri patriarkale dhe koservatore.
Shfaqja e filmit u mbajt në Kino Lumbardhi ndërsa filmat janë siguruar nga programi i Dokufest SHKOLLA DHE FILMI DOKUMENTAR, të komisionuara nga "The WHY Foundation" - Danimarkë, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.
---
Pas shfaqjes të filmit, u dhuruan disa libra dhe u mbajtnjë diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
Nata e filmit dhe dhurimit të librave është mundësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.