Nata e filmit dhe librit

Make the World Greta Again - Nata e filmit nga BasketShishe

Të premtën me datë 13 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00 BasketShishe ka shfaqur dokumentarin "Make the World Greta Again"

Pasi e kupton që gjenerata e saj nuk do të ketë një të ardhme, përveç nëse politikanët e botës fillojnë të veprojnë tani mbi çështjet për ndryshimin e klimës, 15-vjeçarja Greta Thunberg anashkaloi shkollën nga gushti 2018 për të protestuar para parlamentit Suedez. Ajo që filloi si grevë me një person, shpejt fitoi vrull global.

Dokumentari u shfaq në qendrën "The Bridge Community Center", pas shfaqjes së tij u mbajt një diskutim për dokumentarin dhe për pjesëmarrësit kishte koktej të përcjellur me muzikë nga vullnetarët e BasketShishe.

Projekti BasketShishe financohet nga BE, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe mbështetet nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).