Podcast

Shteti, media dhe personat LGBTI+

Në këtë podcast të Sbunker do të diskutojmë rreth sistemit shtypës, gjendjes aktuale të aktivizmit për LGBTIQ+ në Kosovë dhe do të shohim se ku qëndrojnë institucionet shtetërore, partitë politike dhe mediat në përkrahjen apo kontributin e tyre në shtypjen dhe neglizhimin e komunitetit LGBTIQ+.

Një çështje për të cilën disa organizata të shoqërisë civile nuk ndenjën duar kryq, e sidomos organizatat që punojnë për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+, është Kodi Civil, projekt që ka filluar të punohet qe tash e 7 vite. Ndonëse dikush mund të konsiderojë si jo primare luftën për martesat mes seksit të njejtë, organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe aktivistë kanë punuar intenzivisht për përfshirjen e martesave mes gjinisë së njëjtë në Kodin Civil. Gjersa Kushtetuta e Republikës së Kosovës pranon martesat mes dy personave duke mos specifikuar gjininë, ligjet në anën tjetër janë antikushtetuese duke limituar martesat vetëm mes burrit dhe gruas. 

Për më tepër, përpjekja dhe ndihma e institucioneve shtetërore ndaj komunitetit LGBTIQ+ lë shumë për të dëshiruar duke u konsideruar ende si një lëvizje performative për tu paraqitur si politikanë dhe liderë me vlera demokratike europiane, ndonëse interesi i tyre në çështjet LGBTIQ+ tregon të kundërtën. Kjo na drejton të besojmë se të drejtat LGBTIQ+ nuk janë më shumë se një seksion në agjendën e institucioneve tona shtetërore.

Heshtja e partive tona politike reflekton tendencat e tyre populiste dhe stigmën që ende vjen në shoqërinë kosovare me asocimin me komunitetin LGBTIQ+. Mirëpo, mes këtyre zhgënjimeve të shumëta ka pasur edhe bashkëpunim dhe interesim nga politikanë të caktuar që edhe kanë asistuar në krijimin e një qendre drop-in dhe strehe për komunitetin LGBTIQ+.

Përveç asistencës së ofruar nga aleatët, aktivistë të pavarur po bëhen nismëtar/katalizatorë të ndryshimeve shoqërore përmes platformës të njohur si Dylberizm. Ndonëse shpesh provon të jetë e vështirë për shkak të targetimit që shoqëria kosovare jau bën personave që janë aktivistë për komunitetin queer, aktivistët e pavarur të Dylberizm e konsiderojnë si të nevojshme shpërndarjen e aktivizmit përtej organizatave joqeveritare. Dylberizm është platforma e parë në gjuhën shqipe për informimin e popullatës për komunitetin LGBTIQ+. Duke funksionuar vullnetarisht nga aktivistë të pavarur, Dylberizm ka pasur sukses në krijimin e ndjenjës së përkatësisë te pjesëtarët e komunitetit që jo doemos ndihen rahat të dalin haptas apo të tregojnë orientimin seksual apo identitetin gjinor të tyre. Me këtë bëhet e ditur se aktivizmi për komunitetin LGBTIQ+ përfiton nga decentralizimi, largimi nga qarqet e kryeqytetit të Prishtinës dhe vërja e fokusit në zonat tjera qofshin ato edhe rurale. Përfaqësimi dhe dija që ka pjesëtarë të tjerë të komunitetit të cilët ndajnë storiet e tyre në platformën Dylberizm bën pjesëtarët tjerë të ndihen më pak të vetmuar dhe izoluar.

Mediat poashtu janë mjet i fuqishëm për përfaqësimin e komunitetit LGBTIQ+ dhe krijimin e një perceptimi publik sa i përket çështjeve LGBTIQ+. Kjo mund të bëhet duke kryer një raportim etik të mirë informuar i cili ka kujdes të shtuar në përmbajtjen dhe narrativën brenda tij, në menyrë që të shërbej si ndihmë për komunitetin dhe jo të forcoj stigmën ndaj personave të këtij komuniteti. Ndonëse ka pasur përmirësime sa i përket raportimit mediatik rreth komunitetit LGBTIQ+, ka ende hapësirë për përmirësim dhe për krijimin e një marrëdhënie ndihmuese për komunitetin. Titujt tendecioz (clickbait), burimet e rreme shkencore për të mbështetur një qëndrim homofobik, gjuha që nxitë urrejtjen, etj, janë ende mjaft shqetësuese për aktivistët e komunitetit LGBTIQ+ dhe ka shumë hapa për tu marrë për të arritur në një përfaqësim më dinjitoz.