Edicionet

Hapet aplikimi: Truaktiv - Politika dhe Shoqëria III

truAktiv shpall

KONKURS

 Për gjeneratën e tretë të pjesëmarrësve në modulin Politika dhe Shoqëria.
Po kërkojmë të rinj të moshave 17-22 vjeç (nuk e kqyrim për pak) që besojnë në dije dhe dëshirojnë të ndikojnë në krjimin e kuptimeve, në formësimin e shoqërisë. Nuk ka lidhje a studioni shkencë shoqërore a natyrore, ose nëse ende je në shkollë të mesme. Po kërkojmë tru aktivë.

Pas sukseseve të viteve të kaluara, moduli “Politika dhe Shoqëria”i programit TruAktiv, rikthehet sivjet edhe më i struktuarar, më sfidues e më gjithëpërfshirës.

Për çka po bëhet fjalë?

TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avansimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë. Këtë e bëjmë përmes seancave që udhëhiqen nga studiues shkencorë ku njohuritë akademike ligjërohen përmes diskutimeve interaktive mes pjesëmarrësve. Mjeti primar i ligjëruesve në TruAktiv është diskutimi, i cili shoqërohet me prezantime të shkurta, punës në grupe, ndërhyrjeve me video-materiale apo prezantimeve përmes telekonferencave.

Në gjeneratën e tretë të modulit Politika dhe Shoqëria që fillon në muajin tetor, përgjatë pesë fundjavave intensive, pjesëmarrësit do të pajisen me njohuri dhe shkathtësi në të kuptuarit e shoqërisë, koncepteve shkencore, analizës së proceseve shoqërore dhe të menduarit kritik.

Pjesëmarrësit do të fillojnë punën me një rishikim të historisë së mendimit filozofik perëndimor, një hyrje intensive në fushat e filozofisë, sociologjisë shkencës politike dhe psikologjisë. Më pas, pjesëmarrësit do të kuptojnë më shumë për pushtetin dhe politikën, për diskursin dhe sferën publike, për të drejtën dhe ligjin, për vlerat dhe demokracinë, si dhe për ekonominë politike. Liria, barazia dhe pushteti, jane disa nga konceptet kyçe që elaborohen përgjatë gjithë programit. 

Kur dhe ku?

Moduli Politika dhe Shoqëria do të mbahet përgjatë muajve tetor dhe nëntor, ndërsa sesionet do të organizohen të premteve dhe të shtuneve, gjatë gjithë ditës, në Prishtinë. 

Kush ligjëron?

Ligjëruesit tanë janë studiues, kryesisht nëpër universitete evropiane, profesionistë të shquar dhe personalitete të jetës shoqërore, të cilët janë të përkushtuar për përmirësimin e kapaciteteve menduese në shoqëri. Ligjëratat do të kordinohen nga Adem Beha, ndërsa shumë shpejt do të publikohen edhe emrat e ligjëruesve.

Si të aplikoni?

Plotësojeni pyetësorin e përgatitur këtu, më së largu deri më 06 tetor 2019, në ora 22:00.

Inkurajohen të aplikojnë sidomos të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

-----

TruAktiv mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë