Aktivizmi në Komunitet

Aktivizmi në Komunitet

Sbunker ka organizuar  programin truAktiv Aktivizmi në Komunitet në Prishtinë.

Nga data 25 -29 qershor 2018 , 35 studentë e aktivistë nisën sesionet e modulit Aktivizmi në Komunitet në Muzeun Kombëtare të Kosovës.

Ky modul ishte një mundësi eksplorimi i praktikave të mira të lidershipit në komunitet, për t'u thelluar në krijimin e rrjeteve shoqërore dhe moblizimit të përkrahjes së gjerë, si dhe zhvillimin e formave të komunikimit publik (PR & Avokim).

Temat dhe ligjëruesit/set e këtij moduli ishin: 

Agon Maliqi - Komunitetet, si funksionojnë dhe si drejtohen?

Burim Ejupi - Menaxhmenti dhe Mobilizimi Strategjik

Fidan Cerkini - Menaxhimi Financiar

Besa Luci - Komunikimi dhe avokimi

Në kuader të këtij programi Sbunker mbështeti tri iniciativa për të mirën në komunitet në bashkëpunim me Termokiss-in. Iniciativat e përbashkëta janë: Produksioni i filmit, EcoArt, Klubi për informim të saktë dhe etikë të medias.

Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Media