Aktivizmi në Komunitet

Aktivizmi në Komunitet III

Sbunker e zhvilloi për herën e tretë modulin Aktivizmi në Komunitet të programit truAktiv. Aktivizmi në Komunitet ishte një mundësi e mire për pjesëmarrësit e këtij moduli që ta shohin nga afër dhe të mësojnë për funksionimin dhe themelimin e organizatave jo qeveritare, menaxhimin strategjik të nismave, menaxhimin e rrjeteve sociale, të folurit publik etj.

Ky modul ishte një mundësi eksplorimi i praktikave të mira të lidershipit në komunitet, për t'u thelluar në krijimin e rrjeteve shoqërore dhe moblizimit të përkrahjes së gjerë, si dhe zhvillimin e formave të komunikimit publik (PR & Avokim).

Ligjeruesit në modulin Aktivizmi në Komunitet ishin Edonis Hashani, Erleta Morina, Samir Shahini, Florent Mehmeti, Visar Jasiqi, Liza Gashi, Shenaj Shala, Benjamin Kolenovic, Agnesa Haxhiu.

Ky modul është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). 

Media