Aktivizmi në Komunitet

Aktivizmi në Komunitet II

Sbunker e zhvilloi për vitin e dytë modulin Aktivizmi në Komunitet të programit TruAktiv. TruAktiv është program alternativ i edukimit që synon avansimin e mendimit kritik dhe qasjeve kritike në të kuptuarit e shoqërisë dhe angazhimit qytetar në komunitet e shoqëri. Aktivizmi në Komunitet ishte një mundësi eksplorimi i praktikave të mira të lidershipit në komunitet, për t'u thelluar në krijimin e rrjeteve shoqërore dhe moblizimit të përkrahjes së gjerë, si dhe zhvillimin e formave të komunikimit publik (PR & Avokim).

---

Ky modul është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Media