05 tetor 2020
13:44

Masat joadekuate të Qeverisë të Malit të Zi sollën deri në uljen e depoziteve për 138 milionë euro në periudhën nga shkurti në mars, më së tepërmi në kompanitë private, të cilave u kërcënohej likuiditeti, si dhe në rritjen e papunësisë për rreth 5000 qytetarë edhe atë vetëm në muajin prill.
Me paraqitjen e pandemisë së virusit korona në Mal të Zi, Qeveria e Malit të Zi shumë shpejt aplikoi masa shtrënguese të cilat përbëhen nga ndalesa e grumbullimeve publike, mbajtja e distancës fizike mes njerëzve dhe mbyllja e shumë aktiviteteve që të ndalohet përhapja e virusit. Mos të ishin këto masa shtrënguese, numri i të infektuarëve do të rritej më shpejt si dhe vdekshmëria te pacientët, që do të sillte presion të madh në sistemin shëndetësor. Nga ana tjetër, masat e vendosura e paralizuan ekonominë e brishtë malazezase, në të cilën turizmi si degë e ekonomisë ka kontribut me 25% të PBB të vendit.
Duke pasë parasysh se kufijtë ishin të mbyllur nga mesi i muajit mars deri në mesin e muajit gusht, përkrah rënies drastike të numrit të turistëve, kjo solli edhe në reflektim të mëtejshëm në degët e tjera të ekonomisë, që ndikoi si faktor plus në rrënien e produkteve dhe shërbimeve të atyre degëve të cilat janë në mënyrë direkte ose indirekte të lidhura me turizmin.
Kjo spirale e nisur, inicoi një situatë që shteti të ketë më pak të ardhura nga tatimet, dhe kompanitë për një kohë të gjatë t’i ulin pagat e punëtorëve ose t’i largojnë ata nga puna për shkak të rënies së të ardhurave. Mbulimi i importit nga eksporti i ekonomisë është vetëm rreth 16%, borxhi publik është mbi 80%, dhe buxheti deficitar, deficiti i bilancit pagesor dhe rënia e rejtingut kreditor të vendit deri në zonën e borxheve spekulative, vetëm konfirmojnë sa është e brishtë ekonomia e Malit të Zi, dhe shok-u i jashtëm si korona virusi janë sfidë e vërtetë dhe për ekonomi edhe më të zhilluara se ajo e Malit të Zi.
Pakoja e parë e masave
Qeveria e Malit të Zi e miratoi pakon e parë të masave në fund të marsit të këtij viti. Një nga propozimet kryesore të kësaj pakoje ishin ndarja e 70% të subvencioneve për pagë minimale të dedikuara për veprimtari të mbyllura dhe 100% tatime dhe të dhëna për pagë minimale për çdo punëtor të punësuar. Për veprimtaritë e rrezikuara të cilat vazhduan të punojnë, por që ishin të ndikuara nga virusi korona, subvencioni ishte 50% nga bruto sasia e pagës minimale për punëtor të regjistruar.
Masat e aplikuara nuk ishin të mjaftueshme që të largohen dhe regullohen efektet negative mbi ekonominë, ku paga minimale është 222 euro në vend, në të cilin 98% të ekonomisë e bartin kompanitë me biznese mikro, të vogla dhe të mesme. Njëkohësisht, në fund të marsit të këtij viti, qeveria e Britanisë së Madhe të punësuarve të goditur nga pandemia iu dha 80% të pagave që ata marrin, gjegjësisht 2500 funta neto në muaj.
Vitin e kaluar të ardhurat nga turizmi ishin 1.100.000.00 euro, ndërsa ketë vit pritet që turizmi të jetë në nivel maksimal prej 10 % nga viti i kaluar, çka do të thotë se të ardhurat këtë vit do të jenë më të ulta për gati një miliard euro. Në Mal të Zi ka mbi 1000 taksistë, të cilët nuk kanë punuar për shkak të pandemisë gjatë marsit dhe prillit, tregon se shembulli i tyre ka pasë ndikim negativ të pandemisë me virusin korona në punësimin. Gjithashtu, ka rreth 6000 të punësuar në industrinë hotelierike, ashtu që vëllimi i krizës është qartësisht i dukshëm në industrinë, me të cilën indirekt janë të lidhur edhe 35000 qytetarë, kryesisht pronarë të restoranteve dhe tregtarë.
Pakoja e dytë e masave
Në fund të prillit të këtij viti, Qeveria e Malit të Zi, ndihmoi turizmin me 5 milionë euro, që është e pamjaftueshme për industrinë ekonomike që punëson mbi dhjetë mijë njerëz dhe e cila ka patur fitim nga një miliard euro vitin e kaluar. Kjo pako dytë e masave gjithashtu planifikoi se 100.000 të punësuar në degën ekonomike do të marrin ndihma nga 46 milionë euro neto për një periudhë nga tre muaj, çka është rreth 130 euro në muaj për një të punësuar, dhe kjo është një shumë larg nga paga minimale. Qarkullimi i pagesave në prill të vitit të kaluar ishte 1.65 milardë euro, ndërsa sivjet vetëm 1.1 miliardë euro, dhe këtu mund të shihet efekti shkatërues i pandemisë me korona virusin.
Burim : balkaninsight.com
Gjatë dhënies së pakos së dytë të masave, Qeveria e Malit të Zi, uli pagat e administratorëve me paga më të larta deri 50 %, elektroindustria i dyfishoi subvencionet për familjet më të prekura, ku ka 20.892 qytetarë me gjendje të pavolitshme sociale dhe kjo kushtoi 825000 euro. Ndihmë u është dhënë edhe qytetarëve të papunësuar të cilët kanë figuruar në Entin për punësim deri 31 mars, dhe ka 16.000 persona me këtë profil, si dhe disa pensionistëve, dhe e gjithë kjo ka kushtuar 290.000 euro.
Në fund të muajit maj, Mali i Zi hapi kufijtë për shtetet e Unionit Europian, por ajo nuk solli deri te ardhja e vizitorëve të huaj, sepse Rusia, Sërbia dhe Bosnja dhe Hercegovina janë tregjet primare nga ku vijnë njerëzit, dhe ashtu shumë hotele mbetën të mbyllura dhe gjatë muajit qershor. Rebalanci i buxhetit u bë në qershor me paramendim të rënies së turizmit për 40 %, por duke e parë se rënia është dy herë më e madhe, atëherë është e qartë se arkës shtetërore do t’i mungojnë shumë më tepër të holla sesa është paraparë dhe projektuar nga ana e qeverisë.
Plazhet dhe hotelet në qershor ishin të shprazta dhe ato dukeshin shumë keq, numri i të infektuarve me virusin korona u rrit, dhe papunësia u shtua për rreth 30.000 qytetarë, bukvalisht ishin të goditur të gjithë: turizmi, restorantet, tregtia, bujqësia, industria ushqimore. Nuk kishte punësime sezonale, por orët të punëtorëve ishin të zvogëluara dhe shumë të punësuar u lëshuan nga puna në mes të akumulimit të shpenzimeve dhe të ardhurat e ulëta. Kruzerët nuk lundronin në Boka Kotorska, dhe kjo direkt ndikoi në aktivitetet e shumta të punës në Kotorr.
Biznes komuniteti dhe qytetar të pakënaqur
Komuniteti i biznesit nuk ishte i kënaqur nga masat e implementuara nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, por kërkoi ndryshime më radikale, para se gjithash ulje primare e TVSH nga 21% në 7% për turizmin, dhe kompanitë në këtë veprimtari të jenë të liruar nga pagesa e të gjitha taksave lokale dhe komunale për vitin 2020 me riprogramim të detyrimeve që kanë për ndërmarjet publike dhe vetëqeverisjeve lokale. Propozimi i Lidhjes së punëdhënësve, që Banka qendrore e Malit të Zi, t’i urdhërojë bankat komerciale t’i ulë normat e interesit dhe provizionet për shkak të krizës, gjithashtu nuk u miratua. Masat joadekuate të qeverisë të Malit të Zi sollën deri në uljen e depozitëve për 138 milionë euro në periudhën prej shkurtit deri në prill, edhe atë më së shumti në kompanitë private, të cilave u rrezikohej likuiditeti, si dhe rritje e papunësimit për rreth 5000 qytetarë edhe atë vetëm në muajin prill.
Në atë periudhë shteti mundej t’i largojë të dhënat, tatimet dhe tatimet lokale në periudhë prej tre muaj prej fillimit të pandemisë, por të sjellë dhe sistem të pagesës të TVSH pas fakturimit të paguar po jo të lëshuar, ku shteti do të jetë i fundit që do të pranojë të hollat, pas punëtorëve, furnizuesve. Qytetarët gjeneralisht u përmbajtën masave të cilat përfshinë karantinën dhe mbylljen e shumë aktiviteteve. Sigurisht kishte raste sporadike të mosrespektimit të masave, dhe kundër këtyre personave ishin ngritur padi, ashtu që mund të thuhet se qytetarët ishin të disipliniuar, duke i dëgjuar rekomandimet e mjekëve të trupit kombëtar koordinativ të formuar nga Qeveria e Malit të Zi në luftën kundër pandemisë.
Shkalla e lartë e pëlqimit të qytetarëve në lidhje me politikat e pushtetit u trazua në moment kur Qeveria e Malit të Zi e shpalli listën e qytetarëve të cilët kishin vendime për izolim të detyrueshëm me kohëzgjatje nga 14 ditë. Listat përmbanin emra dhe mbiemra të qytetarëve dhe adresën e tyre ku jetojnë. “Të dihet se kush nga fqinjët dhe qytetarët vihen në rezik”, thuhet në shpalljen e Qeverisë në Twiter. Organizatat joqeveritare ashpër e dënuan këtë vendim të Qeverisë të Malit të Zi për thyerje direkte të Kushtetutës, ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare në lëminë e të drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe “Vijesti” si medium me më tepër besim nga qytetarët, refuzoi ta shpallë listën a lartpërmendur, duke mos e përkrahur vendimin e Qeverisë së Malit të Zi, e cila nuk e respektoi Kushtetutën. E gjithë kjo solli deri në rënie të përkrahjes së qytetarëve për Qeverinë e Malit të Zi në luftën kundër pandemisë me kështu lloj politikash.
Pakoja e tretë e masave
Në fund të korrikut, Qeveria e Malit të Zi e miratoi pakon e tretë të masave, të cilat përfshijnë subvencione për turizëm nga 83.4 milionë euro në afat të shkurtë, dhe e gjithë pakoja vlen 1.22 miliardë euro në afat të mesëm dhe të gjatë, nga viti 2020 deri ne vitin 2024. Ulja e TVSH për produktet ushqimore në sektorin turistik në 7% ishte vendim i duhur i cili duhej të sjellet me herët, por ra ne sy ajo që subvencionet për pronarët e kapaciteteve private për akomodim janë vetëm 3 milionë euro, e ato përbëjnë 73% të akomodimit, çka do të thotë se ata që japin me qira banesa dhe apartamente nuk mund të fitojnë as një pjesë të vogël të asaj që do të fitojnë hotelet.
Edhe pse Qeveria i quan turizmin dhe bujqësinë degë strategjike të ekonomisë, atëherë është e dukshme se 3 milionë euro të parapara për bujqësinë nga gjithsej 127.4 milionë euro në afat të shkurtër nuk janë ndihmë e mjaftueshme. Publiku i perceptoi këto masa si të pamjaftueshme për ruajtjen e numrit të të punësuarve dhe ndihmën e bizneseve të vogla dhe të mesme, sepse shumë qytetarë ngelën pa punë.
Në qershor, qeveria malazezase kërkoi hua nga MMF për krizën ekonomike e shkaktuar nga pandemia me virusin korona, në të cilin potencon se nuk planifikon të ndajë mjete për vazhdimin e autostradës deri vitin 2025. Me këtë veprim, Qeveria e Malit të Zi pranoi se nuk ka mjete të mjaftushme për, siç thonë, projektin kapital vital për zhvillimin e vendit. Huaja për ndërtimin e autostradës Bar-Boljare është marrë nga Banka Kineze Shtetërore, për të cilën territori i Malit të Zi ishtë vënë si kolateral, dhe gjyqi në Pekin ka juridiksionin për konteste eventuale të mundshme.
Duhet të përmendet se Banka Europiane për investim refuzoi ta financojë këtë proekt, sepse studimi i fizibilitetit dhe studimi për realizimin tregoi se ndërtimi i autostradës nuk është profitabil dhe në mënyrë serioze do ta luhatë stabilitetin e financave publike. Rata e parë për autostradën arrin në vitin tjetër, që tregon se borxhi publik do të rritet edhe më tepër, dhe se kriza do të zgjasë një periudhë më të gjatë kohore.
Gjithashtu, pakoja e tretë e masave ishte prezentuar një muaj para zgjedhjeve të mbajtura në 30 gusht, dhe bëhet fjalë për masa ku pensionet minimale do të rriten nga 128 në 145 euro. Me faktin se ka rënie të madhe të punësimit në ekonomi, atëherë është e qartë se pas formimit të qeverisë së re, do të ketë ulje të punësimit në sektorin publik dhe deri te zvogëlimi i pagave, ashtu që rritja e pensionit minimal nuk do të jetë asgjë në krahasim me uljet që përgatiten për të punësuarit në administratën publike.
Vit i humbur ekonomik
Masat ekonomike që Qeveria menjëherë mund t’i aplikojë për shkak të pandemisë janë ulja e shpejtë e normës së TVSH, garantimi i blerjes të prodhuesve bujqësor, me çka do të rriten punësimi dhe investimet në këtë aktivitet. Më pas, pagesa e TVSH sipas faturës së paguar jo asaj të lëshuar, negociata për shtyrjen e pagesës së obligimeve kreditore me qëllim të rriten të hollat në ekonomi dhe të rritet likuiditeti. Dhënia e subvencioneve më të larta, për veprimtaritë e mbyllura dhe me të prekura ishte e duhur kur plani shumëvjetorë për ndihmën e aviokompanisë nacionale me disa qindra të punësuar, Montenero erllajns, i rëndë 155 milionë, euro ishte aprovuar. Kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, si shtyllë e ekonomisë duheshin të kenë përkrahje më të madhe nga Qeveria e Malit të Zi me qëllim të përmirësohet likuiditeti dhe të mbahen vendet e punës.
Kompanitë duhet ta orientojnë punën në online nëse ajo është e mundur, si disa restorante që bënë të mundshme porosi të ushqimit nëpërmjet aplikacioneve. Për shumë qytetarë, ky vit ështe i humbur ekonomikisht, për këtë arsye nuk është keq të shfytëzoni kohën për të punuar me veten - duke lexuar, duke mësuar gjuhë të huaj ose duke i mësuar bazat e programimit. Vijon një dimër i gjatë dhe i vështirë, për atë arsye do të ishte mirë që kohën pas COVID-19 ta presim me dituri dhe aftësi të reja.
-----------
Iniciativa "Tregime nga rajoni #2" zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Analizo.ba (BeH), Sbunker (Kosovë), nisma qytetare "Ne davimo Beograd (Serbi), ABCnews.al (Shqipëri), Prlija (Kroacia), SEGA (Bullgaria) dhe PCNEN (Mali i Zi).
05 tetor 2020
13:44