28 shtator 2020
16:27

Shëndeti publik dhe ekonomia kanë lidhshmëri edhe në kohë të pandemisë, dhe për këtë arsye mënyra më e mirë që ti ndihmohet ekonomisë në këtë krizë është që të vendosen restrikcione adekuate që pandemia të vihet nën kontroll.
COVID-19, pandemia shkaktoi krizën ekonomike më të madhe qysh nga koha e pas Luftës së Dytë Botërore. Ekonomia botërore pritet që të ketë rënie për 5% këtë vit, që është rënia më e madhe në 75 vitet e fundit, dhe nuk ka asnjë shtet që nuk është prekur nga kriza.
Por kjo krizë nuk dallon nga të tjerat vetëm për atë arsye. Dallon për arsye se ajo buroi nga sfera jashtë ekonomisë, gjegjësisht, buroi nga përhapja e një virusi. Kjo parashtron edhe pyetjen- nga aspekti ekonomik, a është më mirë të vihen restrikcione që të ndalohet përhapja e virusit, ose mos është më mirë mos të miren aspak masa? Suedia dhe Maqedonia në kohë të pandemisë e japin përgjigjen.
Eksperimenti i Suedisë
Suedia kishte reaksion jotipik në pandeminë e COVID-19. Përderisa të gjitha shtetet tjera europiane vendosën kufizime dhe i “mbyllnin” ekonomitë që ta ndalojnë përhapjen e virusit, ajo vendosi të mos bën asgjë. Me këtë dha eksperimentin më të madh natyral në historinë më të re.
Rezultatet afatshkurta nga eksperimenti suedez janë më evidente dhe më së miri mund të shihen nëse ajo krahasohet me shtetet fqinje skandinave të saj si Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën.
Rezultatet shëndetsore bindshëm janë më të këqia në Suedi. Numri i viktimave nga COVID-19 është pesë herë më i madh se në Danimarkë, dhjetë herë më i madh se në Finlandë dhe dymbëdhjetë herë më i madh se në Norvegji.
Nuk është çudi. Pa masa restriktive, kjo ishte e pritur. Por, cilat janë rezultatet ekonomike? Edhe ato janë më të këqija në Suedi. PBB në Suedi në kuartalin e dytë ra për 8.3%, në Danimarkë për 6.9%, ndërsa në Norvegji dhe Finlandë për 5.1% dhe 4.5%.
Burim: Ëorldometers dhe Евростат
Pse Suedia ka rezultate ekonomike më të dobëta se fqinjët, edhe pse nuk e “mbylli” ekonominë, për dallim nga ato?
Edhe pse Suedia nuk e mbylli ekonominë ajo aspak nuk e kurseu nga shok-u ekonomik. Të gjithë partnerët e saj ekonomik u “mbyllën”, dhe për atë arsye kërkesat e jashtme për prodhime suedeze kishin rënie, përkatësisht, eksporti suedez shënoi rënie, njëlloj sikur edhe ajo të kishte vënë masa restriktive.
Por, fakti që Suedia nuk aplikoi masa restriktive, shkaktoi një dëm shtesë te ato. Atje numri i personave të infektuar dhe viktimave ishte shumë më i madh se në shtetet tjera, dhe kjo shkaktoi që njerëzit dhe kompanitë të përmbahen nga shpenzimi dhe investimi, shumë më tepër se në shtetet tjera. Ashtu, në prill, kur në Norvegji numri i rasteve të reja shënoi rritje nga 4.8% në krahasim me muajin paraprak, në Suedi në muajin e njejtë numri i rasteve rritej, por edhe tregu shënoi rënie nga 1.5%.
Rezultatet nga eksperimenti suedez janë të padyshimta. Ajo që Suedia nuk solli masa restriktive në kohë të pandemisë nuk solli asgjë të mirë, vetëm e zgjëroi pandeminë, i këqësoi rezultatet shëndetsore dhe bashkë me ato dhe ato ekonomike.
Maqedonia e Veriut në fillim ishte shembull pozitiv
Ne ishim shembull pozitiv kur filloj pandemia. Në proekcionet të prillit, Fondi Ndërkombëtar Monetar, parashikoi se ekonomia jonë këtë vit do të ketë rënie vetëm 4%. Ndërsa Serbia, Moldavia dhe Malta nga shtetet europiane priteshin të gjendeshin më mire se sa ne.
Pse pritjet ishin aq pozitive? Faktori i parë ishte se ekonomia jonë shquhet si relativisht e mbyllur, shumë më pak e integruar në rjedhat globale ekonomike nga ekonomitë tjera europiane, shumë më tepër e varur nga faktorë të mbrendshëm. Për atë edhe relativisht mirë kalonim gjatë krizave ekonimike globale, si për shembull gjatë viteve 2008-2009, kur ishim një nga shtetet më pak të prekura në Europë.
Burim: balkaninsight.com
Faktori i dytë ishte se, kur bëheshin këto proekcione, në fund të marsit dhe fillim të prillit, ne ishim nje nga shtetet që ishin më pak të prekura në Europë nga koronavirusi. Kishim restrikcione në kohë të duhur, masat aplikoheshin, përhapja e virusit ishte e ngadalësuar dhe pritej që gjithsej të kemi rreth 2000 raste të personave të infektuar.
Kur së fundmi u shpallën të dhënat ekonomike për kuartalin e dytë, u pa se në të vertetë jemi me gjendjen më të keqe në Europë. Rënia e PBB në kuartalin e dytë është 12.7% (në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2019), gjë që është më mirë se disa dhjetra shtete tjera europiane dhe më keq se njëzet. Pse kaluam aq keq edhe përkrah pritjeve pozitive që kishim në fillim?
Gabimet me masat ekonomike
Padyshim, kanë ndikim edhe gabimet me masat qeveritare ekonomike. Ata vonuan, paketa kryesore u soll në 31 mars, 20 ditë pas mbylljes së shkollave, çerdheve, restoranteve dhe qendrave tregtare. Vetë masat ishin të orientuara para se gjithash kah kompanitë e mëdha -ndihmë më të madhe shtetërore fituan kompani te mëdhaja që realizojnë fitime nga miliona euro, si spitalet private, kazinot, bastoret ose kompanitë e huaja nga zonat ku nuk pagohen tatimet. Kompanitë e vogla ishin të anashkaluara. Kishim vetëm një masë të veçantë për biznese mikro, të vogla dhe të mesme-kredite pa interes me shumë totale prej 14 milion euro, të cilat menjëher u shfrytëzuan. Shumë nga shtetet e zhvilluara kishin pako speciale vetëm për ndërmarjet e vogla, për arsye se ato ishin më të prekura nga kriza. Gjermania, për shembull, siguroi subvencione direkte nga 10 miliard euro vetëm për të vetëpunësuarit dhe për mikro bizneset(deri 10 të punësuar).
Ndihma ishte e realizuar edhe në menyrë te gabuar, dhe pjesë e të hollave të cilat duhej të mbarojnë te punëtorët, mbaruan te pronarët e kompanive. Kishte dhe raste suspekte të korrupcionit, ku ndihmë nga shteti fituan kompani të menaxhuar nga funksionarë shtetëror.
Qytetarët ishin thuajse të gjithë të anashkaluar nga masat e aplikuara. Masat që u përkisnin atyre (kartelat pagesore) u sollën në pakon e tretë te masave, në fillim të muajit qershor, dhe ishin mjaft modeste. Shuma e përgjithshme e paralajmëruar e mjeteve ishte 28 milion euro, që është vetëm 0.25% nga PBB dhe vetëm 1/6 nga mjetet e përgjithshme të cilat shteti i shpenzoi për menaxhimin e krizës me COVID -19. Kjo është shumë pak që të zbuten efektet e dëmshme nga kriza qe i pësuan qytetarët dhe që të “restartohet” ekonomia.
Por, edhe pse u bënë shumë gabime në masat ekonomike, ajo nuk është arsye kryesore për rezultatet jo të mira ekonomike.
Bilanci katastrofal shëndetësor
Arsye kryesore për rezultatet e këqija ekonomike ishte se, kah fundi i prillit, bilanci ynë shëndetsor u përkeqësua shumë. Fillluan të bëhen lëshime për grupe të ndryshme shoqërore ndikuese, siç janë komunitetet fetare dhe disa biznes grupacione. Nuk kishte përgjegjësi për organizimin e liturgjive në kushte kur kishte ndalesë për mbledhje të njerëzve, i’u lejua kishave që të punojnë gjatë Pashkëve, nuk u reagua kur bëheshin tubimet për shkak të iftareve, i’u lejua xhamive të mbajnë lutjet e Ramazanit. I’u lejua restoranteve dhe bastoreve që të hapin bizneset, edhe pse eventimentet kulturore ishin të ndaluara. Ministri i punëve të brendshme nuk i sanksionoi ata që i thyenin masat ndaluese, me pretekst se ashtu do ta përkeqëson gjendjen ekonomike edhe ashtu mjaftë të rëndë. Në fund masat krejtësisht u relaksuan, shumë herët ndoshta, në kushte kur rezultatet shëndetsore në realitet perkeqësoheshin dita e ditës.
Ashtu, nga pritjet e para për 2000 të infektuar, erdhëm ne situatë ku kemi 1000 raste të reja të infektimit në javë dhe kemi 700 viktima. Me këtë, rezultatet tona shëndetsore janë mes më të rëndave në botë dhe vetëm njëzet shtete në të gjithë botën kanë më shumë viktima në numër nga 1 milion banorë.
Me shembull e ilustruam mësimin më të rëndësishëm ekonomik nga rrjedhja e deritanishme e krizës- se sa më të këqia janë bilancet shëndetsore, aq më të këqija do të jenë rezultatet ekonomike. Shtetet të cilat kishin rezultate më të këqija shëndetsore gjatë pandemisë si Italia, Spanja, Britania e Madhe, Franca dhe Belgjika, kishin dhe rënien më të madhe të PBB në kuartalin e dytë. Ne, për fat të keq u gjindëm në ketë grupë të shteteve.
Burim: China Data Lab dhe Еurostat
Arsyja është njëlloj si e Suedisë, dhe shumë e njohur në shkencat ekonomike, pritjet. Rezultatet e këqija shëndetësore i përkeqësojnë pritjet e shoqërisë, gjenerojnë josiguri për të ardhmen, dhe për këtë arsye qytetarët dhe kompanitë përmbahen nga shpenzimi dhe investimi, gjë që me tej krijon ulje të kërkesave agregate dhe e ngadalëson aktivitetin ekonomik. Rolin i pritjeve në ekonomi e ka theksuar Kejnz, në vitin 1936, dhe sot mes ekonomistëve është i njohur mendimi se tejkalimi i Depresionit të madh gjatë viteve 30-ta arrihet për shkak të pritjeve të përmirsura. Por, kreatorët tanë të politikave shihet se me tepër duan ti besojnë pronarëve të restoranteve dhe bastoreve lokale se shkencëtarëve të ekonomisë.
Tani si do t’ia bëjmë?
Pse duhet të dihet e gjithë kjo? Qëllimi i këtij artikulli nuk është vetëm të tregojmë se është gabuar në të kaluarën. Qëllimi është të udhëzohemi çka duhet të bëhet në të ardhmen.
Në situatë kur shumë shtete të Europës fillojnë të ballafaqohen me valë të dytë të pandemisë dhe kur shumica e tyre konsiderojnë rikthimin e masave restriktive, dhe ne do të duhet të fillojmë të mendojmë për të njejtën gjë. Po, masat restriktive nuk duhet të jenë të rrepta si ato që i kishim në mars-prill, mund të jenë më të buta dhe më selektive, dhe se duhet të fillohet në ate mënyrë gjithsesi. Por, nëse shtetet tjera europiane sidoqoftë vendosin të sjellin masa me të rrepta restriktive dhe përsëri të mbyllin ekonomitë, dhe ne do të duhet të bëjmë të njejtën gjë. Nuk mund t’ia lejojmë vehtes të bëhemi sikur se Suedia. Ajo do të na shkaktojë dëme të mëdha, shëndetësore, ekonomike, dhe kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë.
Në këtë pikpamje edhe nuk duhet të shkojmë shumë larg, mjaftueshëm është të shohim fqinjët. Greqia është shembull i shkëlqyeshëm për menaxhim të suksesshëm me krizën-ka dhjetë herë më pak viktima nga COVID-19 në 1 milion banorë, edhe pse janë vend turistik. Edhe rënia e PBB në kuartalin e dytë nuk është shumë më e lartë se rënia jonë 15.3% vs. 12.7% edhe pse turizmi i tyre ka rënie të madhe. Ata filluan me masa të reja restriktive, edhe pse ditëve të fundit kanë rreth 300 të infektuar në bazë ditore (sikur te ne të ketë 60).
Nuk duhet ti përsërisim gabimet e të kaluarës dhe të bëjme lëshime dhe të nënshtrohemi nën shtypje, siç bëhej muajt e fundit me komunitetet fetare, restorantet, bastoret dhe grupet tjera ndikuese. Masat duhet në mënyrë të rregullt të respektohen nga ana e të gjithëve, dhe në qoftë se dikush nuk e bën atë, organet përkatëse duhet t’i sanksionojnë. Arsyetime të llojit se në atë mënyrë ju bëhet dëm qytetarëve, absolutisht nuk kanë peshë. Dëmi bëhet me josanskionimin, se në atë mënyrë përhapet virusi, dhe më tej rezikohet shëndeti dhe ekonomia.
Për periudhën e re të masave restriktive, do të duhet të përgaditen masa të reja ekonomike, që të përkrahen ata që do të preken nga restrikcionet. Masat nuk duhet në esencë të dallojnë shumë nga ato masa që ishin të sjellura deri tani, por duhet të jenë më mirë të dizajnuara dhe të eliminohen mangësitë e tyre. Duhet të jenë më të targetuara. Përkatësisht, të mbarojnë tek ata që më së tepërmi kanë nevojë për ndihmë, siç janë kompanitë e vogla, punëtorët, ata që kanë mbetur pa punë dhe të varfërit.
Duhet të ketë pako të veçantë të masave vetëm për kompanitë e vogla, me shembullin e shteteve më të zhvilluara. Ajo pako, përveç përkrahje për tejkalimin e problemeve të likuiditetit dhe për pagat e punëtorëve, duhet të siguron dhe përkrahje për transformim digjital të kompanive të vogla, përkatësisht orientim kah puna online, shitje elektronike dhe të ngjashme. Kjo është dhe rekomandimi i parë i ОЕCD për ndihmën e kompanive të vogla në këtë pandemi.
Masat e reja ekonomike duhet të ju kushtojnë më tepër vëmendje edhe qytetarëve. Përkrahja e tyre nuk duhet të jetë me kartela pagesore nga 3000 ose 9000 denarë. Kjo është një ofendim për qytetarët. Në Europë, një shtet me dallime të mëdha sociale, janë të nevojshme ndryshimet sistemore për menaxhimin e varfërisë, nevojitet sistem social që do të marrë nga ata që kanë dhe të i‘u jepet atyre që nuk kanë, dhe këto kriza janë momenti më i mirë për këtë lloj ndryshimi krucial.
Përfundimisht duhet të gjithë të kuptojmë se shëndeti publik dhe ekonomia shkojnë së bashku, dorë për dore. Nëse shëndeti publik nuk është në gjendje të mirë, nuk do të jetë as ekonomia. Edhe në ketë pandemi, edhe në kohëra të “qeta”. Për këtë, duhet të fillojmë të kujdesemi më teper për të.
--------------
Iniciativa "Tregime nga rajoni #2" zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit – IKS (Maqedonia), në bashkëpunim me Analizo.ba (BeH), Sbunker (Kosovë), nisma qytetare "Ne davimo Beograd“ (Serbi), ABCneës.al (Shqipëri), Prlija (Kroacia), SEGA (Bullgaria) dhe PCNEN (Mali i Zi).
28 shtator 2020
16:27