Tregime nga rajoni
Prej disa muajsh, rajoni ka "marrë frymë" në rrethana emergjente të shkaktuara nga COVID-19. Për të parandaluar përhapjen e virusit, qeveritë në rajon po ndërmarrin një numër masash. Disa prej tyre prekin gjithashtu edhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Qytetarët, institucionet dhe sektori privat përballen me një sërë sfidash të ndryshme. Ne e njohim situatën në vend, por si veprojnë vendet fqinje me pandeminë? Cilat janë sfidat e tyre? Çfarë mësimesh mund të mësojmë nga kjo katastrofë shëndetësore (dhe ekonomike)?