Manifestimet e suprimuara

19 qershor 2019 09:35

Artikull origjinal i shkruar nga Xhemail Mustafa për Rilindjen.

Si ndodhi që sivjet nga jeta jonë kulturore u suprimua edhe Mitingu i poezisë revolucionare në Pejë, edhe Takimet teatrore në Prishtinë dhe për këtë «redaktim» opinioni të mos informohet me kohë

Në rrethanat e tanishme ekonomike, politike dhe morale në vend, veprimtaria kulturore me gjasë, do ta ndiejë veten përherë e më keq, veçmas tash kur fenomeni i margjinalizimit të saj po merr përmasa shqetësuese. Euforia  e paparë politike, dramat sociale gjithnjë  e më të theksuara si dhe «et-» kolektive për rrezikimin e standardit dhe të minimumit ekzistencial, kushtëzuan vetvetiu që opinioni ngadalë të «tjetërsohet» nga kultura. Po ashtu hetohet me të madhe «degradimi» i vetëdijes shoqërore për kulturën dhe funksionin e saj, kurse në rrethana të këtillë, që i ngjajnë një kaosi të përgjithshëm, duket se më së miri e ndien veten kulturokracia, e cila ngadalë, por në mënyrë të sigurtë i ushqen dhe i riushqen orekset e saj, që njëmend janë të mëdha dhe të pangopshme.

Rezultatet e para të kësaj situate të re dhe gjithsesi shqetësuese për kulturën dhe ardhmërinë e saj, tashmë janë të qarta, dhe, siç ndodh zakonisht, ato janë më të qarta dhe më të pranishme pikërisht në meset më pak të zhvilluara, çfarë është Krahina jonë. Ndonëse kemi një shkallë ende tejet të ulët të institucinalizmit të kulturës, duket se pikërisht në Krahinën tonë filloi praktika e suprimimit të disa aktiviteteve kulturore, që është dëshmia më e fort e margjinalizimit të saj tashmë të legalizuar. Kështu, bie fjala, në Pejë sivjet nuk u mbajt Mitingu i poerzisë revolucionare, në Prishtinë në mënyrë të çuditshme u «heshtën» Takimet teatrore, sikundër që, po ashtu në mënyrë çuditshme te ne po bëhet reduktimi i disa numrave të revistave dhe gazetave letrare dhe kulturore përgjithësisht. Gjithë kjo ndodh brenda një kohe tejet të shkurtër dhe në një mjedis me shkallë të ulët të zhvillimit kulturo, prandaj ky fenomen vërtetë është shqetësues dhe, si i tillë, paraqet një «provokim» të rëndë për shoqërinë dhe vetëdijen e saj mbi kulturën.

«Marifetet» e kulturokracisë

Suprimimi këtillë i papresedencë i disa manifestimeve dhe aktiviteteve kulturore, zakonisht arsyetohet me mungesën e mjeteve materiale dhe me gjendjen përherë e më të vështirë finnaciare të kulturës. Në arsyetimet e këtilla sigurisht se shumëçka është e qendrueshme dhe e vërtetë, por po ashtu është tejet e vërtetë se prapa arsyetimeve të këtilla jo rrallë fshihen deformitetet dhe orekset e ndryshme të kulturokracisë sonë. Në kushtete e tashme ekonomike në vend dhe në Krahinë pothuaj është pritr që disa manifestime e aktivitete kulturore të reduktohen dhe duhet të insistohen sidomos në reduktimin e disa aktiviteteve dhe aksioneve kulturore që kanë karakter thjeshtë manifestativ dhe që më shume ngjajnë me parade triviale politike.

Mirëpo, reduktimi dhe «riorganizimi» i kulturës dhe i disa aktiviteteve e manifestimeve të saj nuk mund të bëhet prapa «kulisave» të burokracisë kulturore dhe as sipas tekave, orekseve e interesave të saj, çfarë ndodhi në të vërtetë me «suprimimin» e dy manifestimeve tona të sipërshënuara. Themelimi I një manifestimi kulturor nënkupton një procedure të përpiktë dhe të përpunuar vetëqeverisëse dhe vetëm sipas kësaj procedure ai mund të «suprimohet» për një kohe më të gjatë apo më të shkurtër nga jeta jonë kulturore. Kjo procedure e domosdoshme nuk u përfill as në rastin e Mitingut të poezisë revolucionare në Pejë, i cili sivjet, pas gjashtëmbëdhjetë vjet tradite, nuk u mbajt fare, as me rastin e mosorganizimit të Takimeve teatrore, që u themeluan para tri-katër vjetësh, e të cilat që me kohë të shndërrohen në një manifestim të gjerë teatror në Krahinën tone dhe më gjerë.

Mirëpo, këto dy manifestime sivjet nuk u mbajtën dhe krejt ajo që di opinioni ynë kulturor për fatin e tyre të sivjetshëm është se ato u suprimuan pa nam e pa Nishan nga jeta jonë kulturore. Ndonëse po kalon korriku, në fillim të të cilit është dashur të mbahen këto manifestime, opinioni ynë kulturor nuk u mjaftua në mënyrë të gjithanshme e të argumentuar pse ndodhi kjo që ndodhi me këto dy manifestime kulturore. Mbase këto dy manifestime, si çdo manifestim tjeter, u themeluan pikërisht për këtë opinion, dhe jo që me to të luajë kulturokracia jonë, lojë kjo që kësaj rradhe u legalizua pothuaj në tërësi.

Opinioni i injoruar dhe i manipular

Ç’është e vërteta, rreth Mitingut të poezisë revolucionare në Pejë arritëm të mësojmë se «strukturat» përkatëse kulturore dhe jo vetëm kulturore  të kësaj komune qenkan të mendimit që ky manifestim duhet të mbahet jo për çdo vit, siç është mbajtur deri tash, por në çdo dy vjet. Nëse vërtetë mendohet keshtu (deri tash një vëndim i këtillë nuk u mor dhe as iu kumtua opinionit të gjerë), atëherë gjithë kjo është dashur të dihet e të thuhet publikisht shume më herët, ndoshta qysh gjatë mitingut të vjemë. Po keshtu është dashur të thuhet të veprohet edhe me Takimet kulturore të Prishtinës , të cilat sivjet, siç u tha në një rast, u «zëvendësuan» me takimet «Joakin Vujiq», përkatësisht harxhimet e mëdha që u bënë rreth këtij manifestimi (rëndom, jo zyrtarisht, përmenden 4-5 miliardë dinarë!), kushtëzuan që të mos mbahet një manifestim tjetër.

Ka apo nuk ka logjikë elementare kulturore dhe jo vetëm kulturore në tërë këtë «marifet» të kulturokracisë sonë, mbetet të gjykojë vetë opinoni kulturor, i cili tash, më tepër se kurrënjëherë më parë po bëhet objekti i  «manipulimeve» dhe i reduktimeve të ndryshme, që as shpjegohen as arsyetohen publikisht. Pikërisht këtu e shohim esencën e margjinalizimit të kulturës, rrethet e ngushta vendosin që sivjet të mos mbahet ky apo ai manifestim dhe për këtë vendim të tyre nuk e shohin të udhës ta njoftojnë publikisht opinionin, qytetarët dhe klasën punëtore, që ndajnë dinarin e tyre për kulturën dhe sferat e saj.Vendosja e këtillë në rrethe të ngushta, në të vërtetë, paraqet sjellje dhe veprim të kulluar burokratik. Veprimet e këtilla mundësojnë, bie fjala, që një manifestim të dështojë dhe që kultura të margjinalizohet përherë e më shumë, e kjo mund të arsyetohet vetëm me pozitën e vështirë materiale, siç veprohet zakonisht.

------

Ky tekst është pjesë e nismës RI-RILINDJA - një shfletim digjital i historisë përmes faqeve të Rilindjes, gazetës kryesore të Kosovës në shekullin e kaluar. Faza pilot e këtij projekti është zbatuar nga Free Libre Open Source Software Kosova në bashkëpunim me Sbunker dhe Bibliotekën Hivzi Sulejmani, si dhe me mbështetje nga Ipko Foundation dhe Presidenca e Republikës së Kosovës.

Fillimisht e kemi digjitalizuar vitin e parë të së përjavshmes ‘Rilindja e Javës’, që është botuar çdo të dielë nga 14 shkurti i vitit 1988. 30 vjet më vonë, Sbunker sjell artikuj të përzgjedhur nga kjo periudhë me synim të ndërtimit të urave lidhëse mes diskursit të sotëm dhe atij të dikurshëm.

19 qershor 2019
09:35

Ri-Rilindja