Çka s’u bë dje - duhet bërë sot

18 prill 2019 10:54

Artikull origjinal i shkruar nga Ymer Avdiu për Rilindjen.

Orientimi është që të sigurohen edhe në UP parametrat botërorë që për një profesor të mos ketë më shumë se 9-12 studentë. Tash në UP një profesor i ka mbi 20 studentë.

Forcimi me kuadro, përkatësisht freskimi i shkollave të larta dhe i fakulteteve me kuadro të reja, në rend të parë me  asistent, është njëra ndër detyrat dhe preokupimet e dorës së parë të të gjitha asociacioneve të Universitetit të Prishinës. Orinetimi më këmbëngulës për përsëritjen e shkolimit të lartë me kuadro të reja pikësëpari synon ngritjen e cilësisë së punës shkencore dhe mundësinë për përcjelljen e të arriturave më bashkëkohore të shkencës, si dhe për eleminimin e dobësive që janë paraqitur deri tash në këtë sferë. Siç  u tha edhe në mbledhjen e fundit të KA të UP, në Universitet, por edhe më gjerë në shoqëri, mungon aksioni për shfryëzimin maksimal të potencialeve shkencore e krijuese, megjithëse dihet se në Univesitet punojnë rreth 80 për qind të numrit të përgjithshëm të kuadrit shkencor. Ndërsa pjesa dërrmuese e punës profesionale shkencore lidhet me marrjene gradave akademike shkencore, me hartimin e teksteve mësimore , tezave të magjistraturës e doktoraturës etj.. e më pak në lëmin e kërkimeve të themelta , meqë kjo nuk është nxitur as nga politika ekzistuese e financimit të punës shkencore e as nga aksioni praktik i punonjësve shkencorë të institucioneve shkencore dhe të fakulteteve.

Pengesa materiale, por edhe dobësi subjective

Megjithëse nuk mund të mohohen rezultatet që u arritën gjatë viteve të fundit për sigurimin e kuadrit të ri, përkatësisht, asistentëvë në fakultetet e ndryshme të Universitetit të Prishtinës, prapëseprapë nuk mund të thuhet se u bë ndonjë hap i madh. Kompetentët e Universitetit të Prishtinës këtë në rend të parë e lidhin me mungesën e mjeteve materiale, financimit jo të mjaftueshëm të punës mësimore e shkencore. Prandaj, në mungesë të tyre në disa sfera janë shkëputur lidhjet me të arriturat e shkencës botërore dhe gjithnjë e më vështirë po njihen rezultatet e saj. Nuk po mund sigurohen mjete për sigurimin e revistave shkencore si dhe janë vështirësuar kushtet për publikimin e arritjeve kërkimore shkencore, sidomos në shkencat eksperimentale, por edhe në ato shkencore. Puna kërkimore shkencore në shkencat humanitare në shumicën e rasteve zhvilohet individualisht e më pak në mënyrë të organizuar. Asistentët të shumtën janë të angazhuar me mbajtjen e mësimit e shumë më pak për ngritjen profesionaletë tyre, përmes punës hulumtuese shkencore. Të gjitha këto në njërën anë si dhe rënia e standardit të të gjitha kategorive të arsimit pra edhe e atyre të fakulteteve, kushtet e rënda të punës, mossigurimi i banesave gjithnjë e më shumë po e largon interesimin e studentëvë të aftë që të mbesin në fakultete, kurse në anën tjetër edhe nga asistentët e tashëm ka të interesuar që të gjejnë punë në veprimtari të tjera.

Krahas faktorit objektiv formimi i kuadrit të ri universitar në disa mjedise ndesh edhe në problemin e monopolit, izolimit, familjarizimit, privatizimit, madje edhe në kritere joshkencore në procesin e zgjedhjes së asistentëve. Nga ana tjetër disa mësimdhënës nuk japin ndihmën e tyre profesionale konkrete për sigurimin e asistentëve, madje ka edhe të atillë që janë para pensionit dhe nuk kanë siguruar ende pasardhës që do të zavendësonte denjësisht pas pensionimit të tyre. Dobësi tjetër është edhe mosinteresimi për mbetjen e bursistëve të Universitetit në fakultete pas mbarimit të studimeve. Prandaj, kjo ka bërë që në disa fakultete dukshëm të vërehet mungesa e asistentëve.

Nevojiten mbi 300 asistentë

Pasi që orientimi i subjekteve të Universitetit të Prishtinës është që secili profesor në fakultet të ketë edhe asistentit është e nevojshme tash për tash që të sigurohen edhe 360 asistentë. E kur dihet se gati 70 profesorë janë para pensionimit e mosha mesatare e asistentëve është 35 vjeç, e ka bile edhe 45 vjeçarë nevoja për sigurimin e kuadrit të ri shtohet edhe më. Gjithashtu orientimi është që të arrihen parametrat botërorë ku një profesor duhet t’i ketë më shumë se 9-12 studentë. Derisa në Jugosllavi profesori tash ka 14 studentë, ndërsa në Kosovë mbi 20 , qëllimi është që të arrihen njëhërë parametrat jugosllavë e pastaj ata botërorë. Sepse, siç thotë Muhamet Bicaj, prorektor në Universitetin e Prishtinës, përderisa të mos sigurohet një kuadër i tillë, sipas këryre parametrave, vështirë se mund t’i përcjellim të arriturat e shkencës bashkëkohore, prandaj mu për këtë po bëhën përpjekje që të sigurohen kritere të njësuara për pranimin e asistentëve. Gjithashtu, në të gjitha nivelet, siç thotë Muhamet Bicaj, e kemi ashpërsuar përgjegjësinë ndaj atyre që ikin prej asistentëve, apo keqpërdorin pranimin e tyre. Kurse me ligjin e ri që pritet që freskimi me kuadri të reja do të zgjidhet në mënyrë më efikase. Mirëpo, çështja e asistentëve nuk duhet të jetë punë vetëm e fakulteteve por edhe e subjekteve të tjerë shoqërorë.

Më joshes mësimdhënësit se asistentët

Nga viti shkollor 1981/ 82 e deri sivjet në fakultete të ndryshme e SHI, në UP janë pranuar 512 mësimdhënës e bashkëpunëtor, prej tyre 174 asistentë. Përderisa në vitin 1981 kishte kishte gjithsej 1444 mësimdhënës pre tyre 928 për mësim në gjuhën shqipe dhe 516 në gjuhën serbokroate, në vitin 1987 /88 ky numër u rrit në 1956, në mësim në gjuhën shqipe dhe në atë serbokroate 789. Pra, në këtë interval kohor numri u shtua për 512 mësimdhënës, prej tyre në gjuhën shqipe 239 në atë serbokroate 273, përkatësisht në mardhënie në mardhënie te rregullt u pranuan 292, për mësim shqip 174 dhe ër serbokroatisht 118, kurse për mardhënie plotësuese 220, prej tyre 65 për mësim në gjuhën shqipe dhe 115 në atë serbokroate.

Kurse nga viti shkollor 1981/ 82 numri i asistentëve është shtuar për 174 veta, prej tyre 98 në gjuhën shqipe dhe 76 në atë serbokroate. Pra, edhe nga këto të dhëna shihet se numri i asistentëve të pranuar në punë krahasuar me profesor është dukshëm më i vogël.

---------

Ky tekst është pjesë e nismës RI-RILINDJA - një shfletim digjital i historisë përmes faqeve të Rilindjes, gazetës kryesore të Kosovës në shekullin e kaluar. Faza pilot e këtij projekti është zbatuar nga Free Libre Open Source Software Kosova në bashkëpunim me Sbunker dhe Bibliotekën Hivzi Sulejmani, si dhe me mbështetje nga Ipko Foundation dhe Presidenca e Republikës së Kosovës.

Fillimisht e kemi digjitalizuar vitin e parë të së përjavshmes ‘Rilindja e Javës’, që është botuar çdo të dielë nga 14 shkurti i vitit 1988. 31 vjet më vonë, Sbunker sjell artikuj të përzgjedhur nga kjo periudhë me synim të ndërtimit të urave lidhëse mes diskursit të sotëm dhe atij të dikurshëm.

18 prill 2019
10:54

Ri-Rilindja