Hapet aplikimi - TruAktiv: Produksioni Multimedial

06 nëntor 2018 13:40

truAktiv shpall

KONKURS

Për gjeneratën e dytë të pjesëmarrësve në programin “Produksioni Multimedial”.

Sbunker dhe Kosovo 2.0 ftojnë të gjithë të rinjtë të moshave 17-22 vjeç (nuk e kqyrim për pak)  të cilët kanë interes në fushën e mediave, komunikimit, gazetarisë, filozofisë, politikës apo artit, që të bëhen pjesë e programit “Produksioni MultiMedial” në truAktiv. Po kërkojmë tru aktivë.

Pas suksesit të vitit të kaluar, programi “Produksioni Multimedial” i programit TruAktiv, rikthehet sivjet edhe më i struktuarar, më sfidues e më gjithëpërfshirës.

Për çka po bëhet fjalë?

“Produksioni MultiMedial” i truAktiv është program tetëditor i cili synon t’ju japë 30 pjesëmarrësve mundësinë që të përfitojnë njohuri dhe shkathtësi praktike për të bërë prodhiume mediatike dhe për t’u angazhuar në sferën publike përmes mediave.

Programi është i ndarë në dy pjesë:

Përmes shtyllës së parë, të gjithë pjesëmarrësit do të marrin pjesë në ligjërata dhe diskutime për gazetarinë në përgjithësi, konceptet mediatike, standardet gazetareske, përfaqësimet medatike, si dhe stilin dhe teknikat e ndërtimit të artikujve.

Ndërsa në shtyllën e dytë, nëpërmjet punëtorive të cilat pjesëmarrësit i zgjedhin vet, programi synon që t’i forcojë shkathtësitë për shkrim efektiv, aspektet teknike te gazetarisë, prodhimin e videove, ndërtimin dhe prodhimin e storjeve në radio përfshirë aspektet teknike, fotografi dhe dizajn grafik. Në këtë pjesë të programit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë në grupe të udhëhequra nga profesionistë të fushave përkatëse. Punëtoritë do të zhvillohen në ambiente të fushave tematike, të cilat përvec atraktivitetit që ofrojnë, ju mundësojnë pjesëmarrësve të mësojnë praktikisht hapat konkrete të fushave mediatike.

Kur dhe ku?

Programi mbahet në Prishtinë në datat: 20.11.2018 – 29.11.2018 (pushim më 25 dhe 28 nëntor). Ligjëratat dhe diskutimet mbahen gjatë ditëve 20.11.2018 dhe 21.11.2018 prej orës: 09:00 deri në ora 16:00. Ndërsa, punëtoritë mbahen në ditët 22.11.2018 deri më 29.11.2018 (pushim të të dielen dhe më 28 nëntor). Orari i detajuar për punëtori dhe aktivitete grupore përcaktohet së bashku me pjesëmarrësit gjatë fazës se ligjëratave dhe diskutimeve.

Bashkëbiseduesit dhe temat?

Bashkëbiseduesit tanë janë studiues, kryesisht nëpër universitete amerikane dhe evropiane, profesionistë të shquar dhe personalitete të jetës gazetareske, të cilët janë të përkushtuar për përmirësimin e “Produksioni Multimediatik” . Ligjëratat/diskutimet dhe punëtoritë do të udhëheqen nga Besa Luci, Bardha Ahmeti, Majlinda Hoxha, Gent Efendia, Lum Çitaku dhe të tjerë.

Programi ndahet në dy shtylla, dhe në disa fusha tematike:

Shtylla 1: Ligjërata dhe diskutime: ku do të flitet për gazetari, konceptet mediatike dhe shkrimin gazetaresk.

Shtylla 2: Punëtori grupore, në fushat tematike: Blogimi dhe aspektet teknike, Podcast dhe prodhimi në radio, prodhimi i videove, dizajni grafik dhe fotografitë.

Si të aplikoni?  

Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 17-22 vjeç. Për ligjëratat tematike do të pranohen deri në 30 pjesëmarrës, ndërsa për punëtori mund të pranohen nga 6 persona në secilën prej tyre.

Apliko tani

Për të aplikuar në program, ndiqni vegëzën dhe përgjigjuni në pyetjet e parashtruara këtu. Afati i aplikimit është deri më 17.11.2018 ora 12:00.

Inkurajohen të aplikojnë sidomos të rinjtë nga zonat rurale, vajzat dhe gratë e reja, personat me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

----

TruAktiv mbështetet nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

06 nëntor 2018
13:40

Redaksia