Garë për ese - Jahjaga Foundation

Çështja e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

12 tetor 2018 10:43

Jahjaga Foundation hapë garën për ese për të gjithë të interesuarit që duan të shprehen përmes shkrimit rreth asaj se si e shohin ata çështjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Të gjithë garuesit inkurajohen të shkruajn prej këndvështrimit të tyre personal, apo të argumentojnë observimet e tyre nga jashtë për çështjen në fjalë.

- Esetë duhet të kenë më së shumti 1000 fjalë, te shkruhen në gjuhen shqipe dhe të jenë përshkruese.
- Hyrja të jetë e qartë dhe përgjatë shkrimit të ketë definim preciz të situatës.
- Font “Times New Roman”, madhësia: 12 dhe format PDF

Esetë duhet të dërgohen në [email protected] deri më 23 tetor, në orën 15:00.

Shkrimet më të mira do të shpërblehen si dhe do të botohen në Sbunker dhe në Kosovo 2.0.

 

Kjo garë me ese organizohet si pjesë e projektit: “Fushatë për ngritjen e vetëdijes për stigmën ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, i zbatuar nga Jahjaga Foundation dhe i përkrahur nga Ambasada e Finlandës në Kosovë.

www.jahjagafoundation.org

12 tetor 2018
10:43

Redaksia