VIDEO: Sbunker, Nein Quarterly dhe Mohimi Utopik

02 qershor 2016 16:25

Të enjten, me 2 qershor, musafir i Sbunkerit në Dit' e Nat' ishte themeluesi i Nein Quarterly, Eric Jarosinski, i cili foli për filozofinë, kulturën dhe mediat sociale.

Gjatë diskutimit të moderuar nga Agon Maliqi, Jarosinski bëri një hyrje të  shkëlqyeshme mbi përvojën e tij dy-ditëshe në Prishtinë dhe foli për potencialin e përshtatjes së mënyrave tradicionale të mendimit filozofik në një teknologji të re.

Ish-profesori i cili gëzon popullaritet të madh në rrjete sociale e që veten e quan intelektual të dështuar, e elaboroi konceptin e tij të mohimit utopik, që nuk ka të bëjë me thjeshtëzimin apo popullarizimin e filozofisë, por me demistifikimin e terminologjisë së saj, duke ia përmbysur lehtë idhujt, dhe, duke ia shkundur autoritetin.

Ngjarjen e kemi transmetuar drejtpërdrejt. Atë, ashtu siç është xhiruar, pa ndërhyrje, mund ta ndiçni në linkun e mëposhtëm.

 

02 qershor 2016
16:25

Berat Buzhala