25 nëntor 2015
10:16

Sbunker pyet: Si përfiton shoqëria nga barazia gjinore?
Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Një shoqëri e cila investon në arritjen e barazisë gjinore jo vetëm që çon në përmirësimin e jetës së vajzave dhe grave por edhe në transformimin pozitiv të mënyrës së jetuarit të djemve dhe burrave. Prandaj, në afat të shkurtër, duke e promovuar barazinë për disa grupe të nën-përfaqësuara, të tilla si gratë; në arrijmë ta bëjmë komunitetin dhe shoqërinë më të fortë dhe më të pasur, duke bërë që në afat të gjatë të përfitojnë të gjithë anëtarët/et.
Shpesh mund të jetë e vështirë për ta parë relevancën e perspektivës gjinore si mjet për arritjen e barazisë gjinore në programe të ndryshme, vecanërisht ato më teknike dhe/ose shkencore. Megjithatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme ta shohim efektin që cdo veprim e ka përfundimisht në burra dhe gra, sepse është e qenësore që ta kuptojmë dimenzionin gjinor të këtyrë proceve, politikave dhe programeve për t’i adresuar ceshtjet e ndryshme. Duke vlerësuar implikimet për gratë e burrat në çdo veprim të planifikuar, përfshirë legjislacionin, politikat dhe programet, në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet, ne mund t’i bëjmë shqetësimet, përvojat dhe nevojat e grave dhe burrave dimension integral të politikave dhe programeve në sferën politike, ekonomike dhe sociale. Në këtë mënyrë sigurojmë që gratë dhe burrat përfitojnë në mënyrë të barabartë. Po ashtu, është e njohur gjithnjë e më shumë se përfshirja e perspektivës gjinore në fusha të ndryshme të zhvillimit, jo vetëm që siguron të drejtat e njeriut dhe drejtësi sociale për gratë dhe burrat, por siguron edhe arritjen efektive të qëllimeve të tjera sociale dhe ekonomike.
Një shoqëri e cila investon në mundësi të barabarta për shkollim për djemë dhe vajza, ka rritje të bruto produktit kombetar deri në 25 % më shumë se vendet të cilat nuk investojnë proporcionalisht në këtë drejtim. Njejtë duke ulur pabarazinë gjinore ( psh. dhënien e mundësive të barabarta për fermere gra dhe fermerë burra) çon në rritje te rendimenteve agrikulturore deri ne 20%. Po ashtu, një shoqëri e cila duke u fokusuar ne nevojat specifike të grave, veçanërisht në fushën e shëndetit riprodhues ka përfitime shëndetësore sepse përmirësimi i shëndetit të grave shihet të jetë kosto-efektiv. Hulumtimet në pabarazinë gjinorë në tregun e punës tregojnë që duke eliminuar diskrimin gjinor në profesion dhe paga jo vetëm që rritë të ardhurat e grave por rritë edhe të ardhurat kombëtare.
Pra, duke punuar drejtë barazisë gjinore, ne mund edhe të sfidimojmë rolet gjinore tradicionale. Rrjedhimisht, ndihmojmë jo vetëm në krijimin e mundësive të barabarta për të dy gjinitë, por edhe në përmirësimin e marrëdhënieve mes burrave dhe grave. Për më shumë, role të tilla gjinore që nuk janë të bazuara në stereotipet gjinore krijojnë gamë të gjerë mundësish për burra dhe gra sepse siç dihet në një vend si tek ne, ndarja gjinore është ende një karakteristikë e fortë edhe në tregun e punës dhe kjo pasqyrohet pastaj edhe në arsimim dhe edukim, duke i limituar kështu të dy gjinitë në mundësitë dhe zgjedhje e tyre.
Të sfiduarit e stereotipeve për rolet gjinore dhe krijimi i mundësive të barabarta në punësim si për burra ashtu edhe për gra, do të ndihmonte po ashtu që ngadalë të bëhet zhvendosja e rolit tradicional ku burri shihet si shtylla e familjes, i cili pritet t’ia kushtoj jetën e tij punës për të siguruar mirëqenien e familjes, duke e privuar kështu nga pjesëmarrja në jetën familjare. Gjithë kjo do t’i lironte pjesshëm nga barra kryesore e vendimmarrjes, duke u lehtësuar kështu përgjegjësitë, sepse një mentalitet i bazuar në stereotipe gjinore vetëm sa i skllavëron si gratë ashtu edhe burrat brenda atij [mentaliteti].
Siç mund të konkludohet, krijimi i mundësive të barabarta për ty dy gjinitë ndikon pozitivisht si në aspektet ekonomike, ashtu edhe ato sociale dhe politike, sepse është e pamundshme të arrihet ndonjë ndryshim domethënës për cilindo vend nëse nuk shfrytëzon potencialin e burrave dhe grave. Tani më shumë se kurrë më parë kemi nevojë për ndryshime pozitive domethënëse, prandaj duhet të krijojmë mundësi të barabarta për burra dhe gra.
__________
Kjo Përballje është një nismë e përbashkët mes Sbunker dhe UN Women, në kuadër të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore, si pjesë e fushatës 16ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. Kjo fushatë globale ka për synim ngritjen e vetëdijes publike dhe rritjen e vullnetit dhe burimeve politike për parandalimin dhe reagimin ndaj të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave kudo në botë. Në Kosovë, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore së bashku me shumë organizata vendëse dhe ndërkombëtare mbajnë marshe, ekspozita, shfaqje filmash dhe shfaqje teatrale gjatë këtyre 16 ditëve. Për më shumë, vizitoni: http://www.16-dite.com/
25 nëntor 2015
10:16
Sbunker pyet: Si përfiton shoqëria nga barazia gjinore?