10 dhjetor 2019
20:18

Nuk ka asgjë më të natyrshme se evolucioni.
Sbunker nuk kishte se si t'i ikte këtij rregulli. Qysh prej themelimit në vitin 2015, jemi përpjekur që t'i shërbejmë interesit publik duke e ofruar një hapësirë të shqytimit kritik dhe të ndeshjes së ideve.
Fillimisht këtë lloj angazhimi e kemi bërë vetëm përmes botimit të opinioneve dhe eseve në sbunker.net. Më vonë, me shtimin e programit alternativ truAktiv, aktivitetin tonë e kemi shtrirë edhe në terren, me synimin për t'i forcuar shkathësitë e rinisë për mendim kritik. Tani e kemi kënaqësinë që spekrit të angazhimeve tona t'ia shtojmë edhe shtyllën e re të programit: analizat e politikave.
Po fillojmë me formatin e shkurtër policy briefs, ndërkohë që vitin tjetër i kemi në plan disa studime më të thelluara. Dy temat e para të trajtuara (të shkarkueshme më poshtë) nuk mund të ishin më aktuale: ndotja e ajrit në Prishtinë dhe konsolidimi i shtetësisë në arenën ndërkombëtare. Këto punime janë rezultat i bashkëpunimit tonë me Open Society Foundations (OSF) përmes Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) – më saktë, janë punime të ish-bursistëve të OSF (OSF Alumni).
-----------
Policy Brief #1 – Ndotja e ajrit në Prishtinë: trajtim empirik.
Autorë: Dr. Alban Hashani dhe Dr. Alban Zogaj
-----------
Policy Brief #2 – Konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë: sfidat dhe mundësitë.
Autorë: Agon Maliqi dhe Dr. Florian Qehaja
10 dhjetor 2019
20:18