A asht gota gjysë e mbushun, a gjysë e shprazët? Varet se në cilën gjysë je

13 shtator 2018 10:20

"A asht gota gjys’ e mbushun, a gjys’ e shprazët?" - s’di për juve, por mu, nga të gjitha frazat mistifikuese ideologjike, kjo më shkon ma s’shumti n’nerva. Qe pse.

E kena dëgju shpesh prej atyne qi qëndrojnë në pozitë ma t'mirë në hierarkinë shoqërore, se në fakt ata ma s’shpeshti e përdorin, se dilema "gota gjy’s e mbushun a gjys’ e shprazët" asht çashtje e perspektivës.

Mirëpo, NUK ASHT ÇASHTJA nëse gota asht gjys' e mbushun a gjys' e shprazët dhe pastaj optimisti e sheh kshtu, e pesimisti ashtu, blla, blla… Fore e gërditshme ideologjike qi vlerësime të tilla synon me i relativizu duke i paraqitë si çashtje perspektivore , d.m.th. varet se cilën anë të gotës e merr si referencë ose cilën anë e don me e pa; nëse e sheh veç anën e shprazët të gotës, apo veç anën e mbushun, dhe zakonsht nënkuptohet se faji bjen mbi atë qi nuk sheh edhe anën e mbushun.

Natyrisht se asht perspektivore, se nuk ka vlerësim totalitar jashtë perspektivave, pra jashtë gotës. Mirëpo, çashtja nuk asht se cilën gjys’ të gotës e sheh e cilën s’e sheh, ose cilën gjys’ don me e pa e cilën jo, se - mos t'harrojna - s’ka perspektivë jashtë gotës. Se vlerësimet janë perspektivore, nuk domethanë se ato janë relative, por relacionale qi shprehin raportin e vlerësuesit me gotën. Kur them se gota asht gjys’ e shprazët (ngjashëm edhe kur them se gota asht gjys’ e mbushun), unë nuk flas për gotën si totalitet, por për relacionin tem me gotën.

Andaj, ÇASHTJA ASHT se në cilën gjys' je kur të bajsh vlerësime të tilla: në gjysën e mbushun të gotës, langun e s’cilës e pin, a në gjysën e shprazët ku s’ki me pi. Prej këtyre pozitave e vlerëson gjendjen e gotës. Natyrisht, nëse je te langu, je optimist, e nëse jo, jo.

Shkurt, s’asht çashtja se a asht gota gjys’ e mbushin a gjys’ e shprazët, por në cilën gjys’ je.

 

13 shtator 2018
10:20

Gëzim Selaci