Arsyet pse isha dhe jam kundër protestës së Mushtishtit

28 gusht 2016 21:37


1. Banorët e Mushtishtit do të duhej që të krijojnë iniciativa për t'i dëshmuar të gjitha krimet në njerëz dhe dëmet matëriale që janë shkaktu gjatë luftës nga shtëti serb dhe serbët që kanë qënë të perfshirë në luftë dhe t'i dërgojnë nëpër gjykata. Kjo s'ka pikë lidhje që gjykatat aktualisht nuk funksionojnë si duhet. E rëndësishme është që të mbetën të dorëzuara dëshmitë e krimeve dhe dëmeve. Sa më shumë që largohemi nga lufta, aq më pak dëshmi mund të kemi. 

2. Banorët e Mushtishtit sikurse të gjithë qytëtarët e Kosovës duhet të bëjnë presion tëk Qëveria dhe institucionët lokale që t'i kërkohet dhe t'i kushtëzohet çfarëdo raporti Serbisë me kërkimfalje. Ky presion duhet të ndodhë mbi Qëverinë e Kosovës. Sepse, nëse dikush është fajtor që Serbia (jo serbët) sillet sikurse nuk ka bërë asgjë në Kosovë, është Qëveria e Kosovës. E kur jemi tëk Qëveria e Kosovës, e them me plot përgjegjësi që këtë qëveri dhe të tjerat para saj, janë edhe banorët e Mushtishtit që e kanë votu dhe e votojnë. Pra, ata nuk duhet luftën që duhet ta kenë me Qëverinë e Kosovës ta kthejnë kundër serbëve lokal. Është gabim stratëgjik. 

3. Banorët e Mushtishtit sikurse të gjithë njerëzit në Kosovë duhet me e pasë të qartë që Kosova nuk eshtë vetëm e shqiptarëve, por edhe e serbëve, turqve, boshnjakëve, romëve, ashkalive, egjiptasëve, malazezëve, kroatëve dhe e të gjithe atyre që duan të jetojnë ketu. Prandaj, edhe sipas Kushtëtutës tonë edhe sipas konventave nderkombëtare që ne i zbatojmë, askush nuk mundet me ja mohu tjetrit qasjen në pronën e vet. 

4. Isha dhe jam kundër protestës edhe për arsye që partitë politike, ato në pushtet - shqiptare e serbe, si dhe partitë në opozitë - shqiptare dhe serbe, po ju perdorin për të krijuar momentume të tyre politike. Pra, ju që protestoni jeni duke u keqpërdorur nga pushteti dhe opozita, sikurse edhe serbët që kanë tentu me ardhë sot në Mushtisht janë duke u keqpërdorur nga partitë serbe në Kosovë e Serbi. Prandaj, e gjitha çfarë po bëni ju qytetarë të manipuluar, po ju krijoni momente të favorshme manipulatorëve. 

5. Pra, ju bëj thirrje njerezve në Mushtisht që t'i mbledhin sa më parë faktet e dëmeve të luftës dhe t'i inicojnë rastet nëpër gjykata. T'i bëjnë presion Qeverise se Kosovës mbi kërkimfaljen e domosdoshme që Serbia duhet të bëjë dhe sigurisht t'ju lejojë serbeve lokal, sigurisht ata që nuk kanë bërë krime, që t'i vizitojnë shtëpitë e tyre dhe t'i mirëpresin nëse dëshirojnë të kthehen. Ky, besoj, si model duhet të ndiqet në giithë Kosovën. 

6. E fundit, por shumë e rëndësishme. Kushdo që qëllimshëm m'i lexon ndryshe këto që kam thënë, perpos që nuk e marr seriozisht, shprehi keqardhje për nivelin e të lexuarit dhe të kuptuarit të gjërave dhe situatave. Unë populist e manipulator nuk jam. Ata/o i gjeni në parti politike kryesisht. 

 

28 gusht 2016
21:37

Petrit Zogaj