18 gusht 2015
16:33

Sinjalizuesi dhe ish-arkatari i bankës ProCredit, Abdullah Thaçi, është dënuar të martën nga Gjykata Themelore në Prizren me pesëmijë euro gjobë për veprën penale zbulim i fshehtësisë zyrtare. Në korrik të vitit 2012, ai kishte shtypur gjendjen e llogarisë së drejtorit të arsimit të komunës së Prizrenit, Nexhat Çoçaj, në të cilën shihej që ai kishte shfrytëzuar buxhetin e komunës për nevoja personale dhe e kishte nxjerrë atë jashtë bankës. Pas publikimit të këtyre informatave, prokuroria në Prizren kishte ngritur aktakuzë ndaj Çoçajt për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.
Informatat e publikuara nga sinjalizuesi Thaçi janë në interes publik dhe kanë kontribuar në zbulimin e dyshimeve për shkelje nga zyrtarët publikë andaj ai nuk është dashur të dënohet.
Sinjalizuesit mbrohen me standardet e krijuara nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Themelore e Prizrenit ka vepruar në kundërshtim me këto standarde.
Me këtë vendim, sistemi gjyqësor në Kosovë dëshmon që nuk e njeh lirinë e shprehjes në vendin e punës dhe frikëson sinjalizuesit e ardhshëm.
Në ditët e ardhshme do të botoj një blog më të gjatë rreth këtij rasti.
18 gusht 2015
16:33