Emri i projektit është "Rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi ndikimin keqdashës së jashtëm përmes mediave të reja". Objektivi i këtij projekti është të prodhoj përmbajtje mediatike që zbërthen motivimet, synimet dhe veprimet e aktorëve të jashtëm keqdashës veçanërisht Rusisë, Kinës dhe Iranit, me fokus të veçantë në rolin e tyre në Ballkanin Perëndimor. Si dhe, të prodhoj përmbajtje mediatike që rrit ndërgjegjësimin e audiencës mbi dinamikat globale, evropiane dhe rajonale që po i formësojnë zhvillimet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
National Endowment for Democracy (NED) është një fondacion i pavarur, jofitimprurës i dedikuar për rritjen dhe fuqizimin e institucioneve demokratike në mbarë botën.
Emri i projektit është "Ndërtimi i qëndrueshmërisë demokratike në Ballkanin Perëndimor". Objektivat e këtij projekti janë të hartojë gjendjen e punëve në Ballkanin Perëndimor në aspektin e qëndrueshmërisë institucionale dhe të shoqërisë civile për t'u përballur me sfidat ndaj demokratizimit dhe të drejtave të njeriut, dhe për të identifikuar boshllëqet dhe instrumentet e shoqërisë civile për të adresuar këto sfida.
Rockefeller Brothers Fund (RBF) avanson ndryshimet sociale që kontribuojnë në një botë më të drejtë, më të qëndrueshme dhe paqësore.
Emri i projektit është "Ndërtimi i qëndrueshmërisë demokratike në Ballkanin Perëndimor". Objektivat e tij janë të zhvillohen disa turne rajonale dhe diskutime me ekspertë të vendit, publikimi dhe prezantimi i dokumentieve të politikave rajonale si dhe prodhimi i përmbajtjeve mediatike rajonale.