08 maj 2018
10:15

Koh?ve t? fundit, ??shtja e pages?s p?r autostrada ?sht? b?r? e nxeht?. Pagesa e rrug?s, n? fakt, ?sht? ilustruese shum? e mir? e llojit t? ekonomis? q? kemi.
Vendimi për të vendosur pagesë ne Rrugën e kombit në Shqipëri hasi në kundërshtime të mëdha, deri aty ku qytetarët e Kukësit protestuan dhe shkatërruan rampat. Përveç parimit te pagesës edhe vet lartësia e pagesës (5 euro për një anë) u kritikua shumë. Për banorët e Kukësit, një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, kjo është rëndesë e madhe. E vërteta është se Kukësi është dëm anësor në këtë tregim, sepse caku kryesor për vjelje është numri i madh i kosovarëve që udhëtojnë për Shqipëri. Dhe kritikat nuk munguan as në Kosovë. Qeveria aktuale u godit me të drejtë nga kritika, por një taksë të tillë e ka përmendur edhe qeveria e mëhershme e rivalit politik, PD-së; ashtu siç përmendet nganjëherë edhe në Kosovë. Një taksë në rrugë është tundim i papërballueshëm per politikanët tanë, dhe vendosja e trinave ishte vetëm çështje kohe. Në fakt, kjo taksë shërben si ilustrim i shkëlqyeshëm për llojin e ekonomisë që kemi (feudokapitalizmi, i identifikuar nga Ukshin Hoti në vitet e 1990-ta).
Në kohën e feudalizmit mbledhja e taksave përmes pengesave fizike ishte mënyra më e lehtë dhe e preferuar. Për shembull, mbreti i Danimarkës u pasurua duke taksuar kalimin e anijeve nëpër ngushticën detare në grykë të detit baltik. Zyrtarët ishin të gatshëm të paguanin shuma të mëdha ryshfeti për të siguruar një post tagrambledhësi me ndonjë tipar të volitshëm të pengimit fizik. Tatime në fitim e në të ardhura nuk kishte.
Tatimet feudale në shtete moderne
Sot, në shtetet tona "moderne" të "tregtisë së lirë", situata nuk ndryshon edhe aq shumë. Të hyrat publike kryesisht vijnë nga tatimet me rampa. Pra nga tatimi i importeve në kufi. Varësinë nga tatimet e importeve mund ta quajmë si një nga tiparet kryesore të feudokapitalizmit.
Tipar kryesor i feudokapitalizmit, natyrisht është mungesa e prodhimeve vendore. Dhe tiparet tjera që lidhen me këtë janë mungesa e industrisë dhe prania e madhe e importeve. Duke qenë se tatimi i ketyre importeve është tepër i rëndësishëm për buxhetin e shtetit (dhe klasës politike), është në interes të politikanëve ta mbajnë të lartë nivelin e importit. Dhe të tatojnë në kufi të gjitha importet, duke përfshi lëndën e parë dhe makinerinë, gjë që edhe më shumë e dëmton industrinë vendore tashmë të gjymtuar.
Tatimet e importit janë tatime tinzare mbi popullsinë. Dogana bashkë me TVSH-në janë tatime të cilat qytetarët i paguajnë në çmim të produkteve që blejnë çdo ditë. Këto lloj tatimesh e demtojnë ekonominë në afatin e gjatë sepse varen nga importi, për dallim nga tatimet e brendshme (mbi fitim dhe të ardhura) që kërkojnë industri vendore.
Vasaliteti ekonomik
Kjo varësi nga importi rezulton te dominimi i industrisë së huaj. Ky pra është feudo-kapitalizmi përtej kufijve, që merr formën e një vasaliteti industrial e ekonomik. Ashtu si neokolonializmi bazohet në ekonomi, për dallim nga kolonializmi që bazohet në kontrollë direkte politike, vasaliteti ekonomik dallon nga vasaliteti mesjetar politik direkt, sepse shfaqet përmes financave e tregtisë. Pra vasaliteti ekonomik zhvillohet në kushte neokolonialiste; kur feudokapitalizmi i kalon kufijtë bëhet neokolonializëm. Konkretisht kjo përkthehet në një numër të lartë të degëve të firmave të huaja, si dhe përfaqësive, distributorëve, importuesve (terma që firmat i reklamojnë me mburrje) e numër të vogël të prodhuesve.
Situata me panairin e tregtisë në Kosovë, ku dominonin firmat serbe, le të sherbejë si përkujtim per këtë vasalitet. Ekziston edhe një term tjetër për ketë lloj kapitalizmi që dominon tek ne: komprador-kapitalizmi. Fjala komprador do të thotë agjent vendor i organizatave të huaja qe merren me tregti ose ndikim politik. E ka origjinën nga portugalishtja, dhe përdorej, në kohën e kolonializmit në Kinë, për të shpjeguar menaxherët vendorë të firmave të huaja. (Fillimisht kishte kuptimin fillestar "blerës", e më vonë "shërbëtor" për vendorët që punonin në shtëpitë e huaja dhe blenin harxhin; më vonë u përdor për menaxherët që blenin lëndët e para për eksport). Një numër i madh i "biznismenëve" tanë janë ose formalisht menaxherë të firmave të huaja ose de fakto menaxherë të shitjes së produkteve të huaja. (Për më shumë mbi komprador-kapitalizmin modern kërkoni autorët Samir Amin dhe Ashok Mitra).
Rampa si simbol i ndarjes Shqipëri-Kosovë
Panairi dëshmoi edhe një gjë, se marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës janë shumë të dobëta. Nëse shihet partneri tregtar më i madh për secilin shtet del se për Shqiperinë është Italia, dhe për Kosovën Maqedonia. Do të duhej të ishte Shqipëria per Kosovën dhe huazisht, besoj s'ka nevojë të thuhet. Për dy shtete që pretendojnë të bashkohen në një formë apo tjetër, gjendja e tillë tregtare është e turpshme. Si duket ajo që i bashkon Shqipërinë e Kosovën ekonomimisht është tregtia e tyre me Serbinë, ose më mirë thënë, importi i produkteve serbe.
08 maj 2018
10:15