19 korrik 2017
10:16

N? samitin e Trieshtes 2017, t? procesit t? Berlinit, p?rfaq?suesit e BE-s?, shteteve pjes?marr?se n? k?t? proces (Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Shqip?ria, Kroacia, Sllovenia, Austria, Franca, Gjermania, Italia), dhe p?rfaq?suesit e institucioneve financiare nd?rkomb?tare, u pajtuan q? t? krijohet nj? treg i p?rbashk?t ballkanik. Kjo gj? u kritikua shum?, sidomos n? Kosov?, si nj? neo-Jugosllavi. Sigurisht se shum? njer?z n? rajon nuk duan t? jen? pjes? e nj? organizimi ku Beogradi ka rol t? fuqish?m. Sidoqoft?, duke l?n? anash aspektet politike t? k?saj. Le t? shohim sesi do t? ndikonte ekonomikisht kjo iniciativ? n? Kosov?.
Përvoja me CEFTA-n
Për të parashikuar ndikimin e tregut ballkanik, mund ta shikojmë përvojën e kaluar të vendit me një ngrehinë të ngjashme. Është fjala për CEFTA-n, pra Marrëveshjen e Europës Qendrore për Tregti të Lirë, ku bëjnë pjesë të gjithë anëtarët potencialë të tregut të përbashkët ballkanik (plus Moldavia). Çfarë mund të thuhet për marrëveshjen CEFTA, pjesë e së cilës është Kosova? Edhe pse shpeshherë del në lajme, shumë pak diskutohet kjo marrëveshje dhe pasojat e saj për Kosovën. Nëse e shikojmë faqen zyrtare të Ministrisë së Tregtisë, shihet se edhe aty përmenden edhe disavantazhet e saj përveç përparësive. Aty thuhet: “Nëse shikojmë në periudhë afatshkurtër mund të thuhet që Kosova nuk ka përfituar sa është pritur, për shkak të problemeve politike që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të jenë pengesë në zhvillimin e tregtisë me disa vende të rajonit.” Ajo çka vlen të ceket këtu është se faji i mungesës së përfitimeve i lihet “problemeve politike” e jo natyrës së marrëveshjes apo faktorëve tjerë strukturorë. Edhe pse nuk definohet se për çfarë problemesh politike është fjala.
Faqja e Ministrisë vazhdon: “Në përgjithësi, nëse shikohet në periudhë afatshkurtër Kosova nuk ka përfituar sa është pritur, por nëse shikohet në periudhë afatgjatë atëherë mund të themi se jemi në rrugë të mirë për të përfituar edhe më shumë nga kjo marrëveshje. Sektori i prodhimit në Kosovë po vazhdon të zgjerohet dhe produktet e saj janë duke u bërë konkurruese jo vetëm në vendet e CEFTA-s por gjithashtu edhe në BE dhe më gjerë si p. sh. në SHBA.” Pra këtu pranohet se deri tash Kosova nuk ka përfituar nga CEFTA. Nuk ka ndonjë datë kur është publikuar kjo përmbledhje në faqen e Ministrisë, dhe nuk dihet se çka nënkupton Ministria me “afatin e shkurtër” e çka me “afatin e gjatë”, sidoqoftë mund të thuhet se tashmë kemi hyrë në afatin e gjatë, sepse edhe disa muaj bëhen dhjetë vite nga anëtarësimi në CEFTA. Optimizmi i shprehur në fjalinë e dytë sa i përket afatit të gjatë, mund të thuhet se është i tepruar. Faktet tregojnë se në fakt bilanci tregtar është duke u përkeqësuar. Gjatë vitit 2015, në eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s kishte rënie prej 2.7%.
Bilanci tregtar negativ
Bilanci tregtar me vendet e Ceftës ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i keq. Në vitin 2015, importet nga vendet e Ceftës kishin vlerë, 779.3 milionë Euro, kurse eksportet e Kosovës në ato vende kishin vlerë vetëm 123.7 milionë Euro. Pra vlera e eksporteve ishte vetëm 16% e vlerës së importeve.
Domethënë për çdo euro që qesim jashtë vendit te shtetet fqinje vetëm 16 centë i fusim brenda.
Kjo ka ndikuar që në përgjithësi bilanci tregtar i Kosovës të jetë i tepër negativ. importet nga vendet e Ceftës përbënin, 29.2% të importeve të përgjithshme në vitin 2015. Përqindja e mbulimit të importit me eksport zakonisht sillet rreth 10-12%. Totali i eksporteve në vitin 2015 ishte 325,2 milionë euro, ndërsa i importeve 2,634,6 milionë euro. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me vetëm 12.3% në vitin 2015. Pra për çdo euro që qesim jashtë vendit, vetëm 12 centë na kthehen.
Për më tepër, statistikat tregojnë se deficiti tregtar po rritet. Në vitin 2015, deficiti tregtar ishte më i lartë për 4.3% krahasuar me vitin 2014. Kjo rritje e deficitit brenda një viti është shumë e lartë.
Një statistikë tjetër shqetësuese është se vendi që mbizotëron në importet e Kosovës është pikërisht vendi që nuk e njeh Kosovën dhe shkatërroi ekonominë e saj në luftë. Serbia dominon importet e Kosovës, duke vazhduar të jetë në vendin e parë, me 14.5%.
Sektori i dobët i prodhimit
Sa i përket fjalisë tjetër në faqen e Ministrisë se “Sektori i prodhimit në Kosovë po vazhdon të zgjerohet dhe produktet e saj janë duke u bërë konkurruese”, mund të thuhet se edhe kjo është jomodeste. Statistikat tregojnë që kjo fjali është më shumë dëshirë sesa fakt. ASK thotë se, duke krahasuar të dhënat e tregtisë së mallrave për eksportet e vitit 2015 me ato të vitit 2014, pjesëmarrja e eksporteve mbetet pothuajse në nivel të njëjtë nga viti i kaluar, me një rritje vjetore rreth 0.2%.
Ky bilanc tepër i keq tregtar, pasqyron politikat e gabuara ekonomike. Këtu e kam fjalën për politika tregtare por edhe për ato investive, fiskale e monetare. Për më tepër dihet se shtetet e Ceftës shpeshherë e kanë shkelë atë duke dëmtuar eksportet e Kosovës. Kurse Kosova ka vazhduar ta respektojë Ceftën në mënyrë religjioze, pavarësisht prej sjelljes së partnerëve të saj. Tashmë ka ardhur koha që të diskutohet seriozisht Cefta dhe përfitimet e munguara saj, si dhe mënyrat sesi të ballafaqohemi me sjelljen jokorrekte të partnerëve të Ceftës.
E ardhmja e tregut të përbashkët
Nëse nisemi nga përvoja me Ceftën, e ardhmja e pjesëmarrjes në një treg të përbashkët nuk duket shpresëdhënëse. Integrimi më i thellë me shtetet anëtare të Ceftës, me strukturën ekzistuese ekonomike, do të ishte i dëmshëm për vendin. Për të përmirësuar bilancin tregtar me këto shtete, duhet që fokusi të zhvendoset te prodhimi/manufaktura dhe eksporti. Kjo është parakusht për çfarëdo integrimi të mëtejshëm.
19 korrik 2017
10:16