Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Reagim i Grupit të artistëve të pavarur fitues ndaj vendimit të MKRS-së

Ilustrimi: BigEye

Letër e hapur Qeverisë dhe MKRS-së në lidhje me Vendimin Nr. 1041/2021

Anulimi i “procedurës” së thirrjes për blerjen e veprave të artit, pas publikimt të listës së ujdisë, aty ku figurojnë çmimet e dakorduara, nuk është anulim i procedurës, por anulim i blerjes. Ky mund të jetë tentim për të qenë fer, edhe pse çuditërisht vetë-mposhtës, por aspak angazhim për mbështetje e fuqizim, siç ironikisht thuhet në dokumentin zyrtar.

Kush është artist meritor e kush duhet të punojë edhe pak, e ka vendosur vetë juria e caktuar nga ministri Hajrulla Çeku. Nëse minstri nuk din ta përzgjedhë jurinë, kjo nuk do të thotë që juria nuk din t’i vlerësojë veprat që u caktoi çmime për ta pasuruar koleksionin e Kosovës. I cili rrjedhimisht është koleksion publik dhe paratë janë publike.

Vendimi për anulim në emër të pakënaqësisë është i padrejtë sepse e vendosë raportin me publikun para mbështetjes së publikut.Sa i përket argumentit kundër blerjes në emër të termit të rimëkëmbjes ekonomike, duhet theksuar menjëherë që rimëkëmbja ekonomike nuk është sociale, por siç edhe e thotë vetë termi, ekonomike. Një nga shumë pyetjet që duhet shtruar është, pse ky vendim kaq pasiv-agresiv krye në veti?  Pastaj, pse ky anashkalim i papritur dhe përçmues i 68 artistëve të përzgjedhur për pasurimin e koleksionit që në njëfarë mënyre e përbën historinë e artit kosovar për brezat e ardhshëm? Dhe në fund, a nuk e dëshmon ky vendim i marrë dhe anti-ekonomik, që ministri Hajrulla Çeku nuk është duke e bërë atë që ai po pretendon dhe që nuk është duke e menduar atë që po e thotë.

Të indinjuar nga ky veprim i papërgjegjshëm dhe abuziv, kërkojmë revokimin e menjëhershëm të anulimit të blerjes, bashkë me pranim të përgjegjësisë dhe premtim që kjo nuk do të ndodhë përsëri. Përndryshe, nuk do të na mbetet tjetër opsion përveç kërkimit të largimit të menjëhershëm të ministrit, bashkë me thirrjen për veprimin e drejtë që ai do të duhet ta bëjë.

Të nënshkruarit:

1. Alban Muja
2. HAVEIT
3. Artan Hajrullahu
4. Doruntina Kastrati
5. Jetmir Idrizi
6. Rron Qena
7. Jeton Gusia
8. Lulzim Zeqiri
9. Vigan Nimani
10. Nurhan Qehaja
11. Dion Zeqiri
12. Alban Nuhiu
13. Yll Xhaferi
14. Brilant Milazimi
15. Arbnor Karaliti
16. Valdrin Thaqi
17. Artan Balaj
18. Zana Begolli
19. Jetullah Sylejmani
20. Driton Hajredini
21. Lorik Sylejmani
22. Genc Kadriu
23. Ermir Zhinipotoku
24. Renea Begolli
25. Urtina Hoxha
26. Blerta Hashani
27. Armansa Pjetrovic
28. Luan Bajraktari
29. Kushtrim Zeqiri
30. Agron Blakqori
31. Shkamb Jaka

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.