Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Alfabeti i shqipes i vendosi shqiptarët përfundimisht në arealin kulturor Perëndimor (I)

Në Manastir (sot Maqedonia e Veriut) më 14-22 nëntor 1908 u krijua Monumenti më i madh i shqiptarëve, u mblodh Kongresi i Alfabetit shqip dhe si kompromis vendosi që përkohësisht të vlenin dy variantet e alfabetit shqip, ai i Shoqërisë së Stambollit (Sami Frashërit)  dhe i Shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës. Unifikimi i këtyre dy alfabeteve i rivendosi shqiptarët përfundimisht në sferën kulturore Perëndimore. E për këtë vendim duhej shumë sakrificë, guxim dhe ndjenjë e qëndrueshme  kombëtare. Dita e 22 nëntorit, në memorien e shqiptarëve vlen si ‘Dita e Alfabetit’.

Kryetar i Komisionit nga 160 delegatë u zgjodh At Gjergj Fishta, i cili vlerësohej lartë nga të gjithë pjesëmarrësit (në Komision ishin katër shqiptarë myslimanë: Mid’hat Frashëri, Shahin Kolonja, Bajo Topulli e Nyz’het Vrioni dhe shtatë të krishterë: At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Dom Ndre Mjeda, Grigir Cilka, Dhimitër Buda, Sotir Peci.

Gjergj Fishta gjatë fjalimit që mbajti në Kongresin e Manastirit, tha:

“Unë s’kam ardhë këtu të mbroj cilindo nga alfabetet, por kam ardhë  të bashkohem me ju dhe të adoptojmë atë alfabet që Kongresi do të vendosë e që âsht më i dobishmi për ngritjen e popullit” (Demiraj, Shaban & Prifti, Kristaq. 2008. Kongresi i Manastirit. Tiranë: Instituti i Historisë, f. 93.)

Një klerik mysliman, Hoxhë Afiz Ibrahimi i ardhur nga Shkupi, iu hodh Fishtës, e përqafoi me lot në sy dhe e puthi. (Skëndi, Stavro. 2000. Zgjimi Kombëtar Shqiptar, 1878-1912. Tiranë: PHOENIX & Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, f. 337.)

Sociologët nuk thonë rastësisht se kombi shqiptar është komb i gjuhës shqipe, kurse Alfabeti shqip me germa latine, është boshti kurrizor i shqipes.

Shqiptarët duhet t’i përkulën At Fishtës, që e bëri një shqipe t’lexueshme në Perëndim, duke i pri kombformimit! Shqiptarët, duke u ndodhur ndërmjet Lindjës dhe Perëndimit, u dehej tē sakrifikonin diçka nga tradita e tyre (trafitat orientale) për t’iu bashkëngjitë Oksidentit, e në këtë, pati rol dominant Bektashizmi tek shqiptarët.

Kultura Lindore është e ndërtuar kryesisht mbi traditat dhe rregullat e lashta, bestytnitë dhe palirinë.

Perëndimi, sëkëndejmi mund t’i thyej rregullat duke i ndryshuar ato me zhvillim në liri!

Shqiptarët, duke u përcaktuar për alfabetin shqip me germa latine, përqafuan dinamikat e ndryshimit dhe lirinë.

Nathalie Clayer tek libri “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar – Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë.” Botimet Përpjekja, 2009, flet për veprimtarinë e protestantëve duke i rënditur ata në rresht me myslimanët e shqiptarizmës. Autorja jep një shembull domethënës në këtë drejtim, që i ishte raportuar edhe konsullit austriak në Manastir nga Gjergj Qiriazi, i cili kishte një librari të Bible Society:

“Në shkurt të vitit 1900, gjatë muajit të ramazanit,në dyqanin e tij kishte hyrë një hoxhë qe duke u ruajtur e kishte pyetur nëse kishte libra në shqip;ai mori ato që lejoheshin, ungjij, psallme, etj. dhe meqë ai kërkonte ndonjë gjë tjetër, iu dha së fundmi me kujdes edhe një abetare-sepse ai mund të ishte një agjent sekret, siç ndodh shpesh tani. Hoxha pyeti nëse mundej që dikush t’i mësonte alfabetin dhe u gëzua kur u ftua që të vinte çdo ditë për të mësuar nga pak me vëllain e të zotit të dyqanit. Me një zell djaloshar ai iu fut punës dhe mësoi kaq mirë saqë pas disa leksionesh ai mundte që të lexonte shqip në mënyrë të mjaftueshme. Shumë shpejt ai zuri miqësi me patriotët lokalë dhe iku nga Manastiri me një pako të vogël librash (për shkak të mungesave), libra që në shumicë ishin fetarë dhe të krishterë.

Ky njeri është hoxhë Rexhep Çudi nga Tetova (Kalkandelen) dhe është e lehtë që të merret me mend se çfarë do t’u mësojë ai fillimisht  nxënësve të medresesë së tij”. Clayer dëshmon se

pas revolucionit xhonturk, pasi u emërua myfti i Manastirit, ky hoxhë do të shquej si mbrojtësi kryesor i përdorimit të alfabetit arab për gjuhën shqipe, në bashkpunim me Komitetin e Unionit dhe Progresit. (Po aty, fq. 471.)

Konflikti thelbësor ndërmjet delegatëve të Kongresit të Manastirit (1908) ishte rreth argumentimit përse duhej marrë në konsideratë alfabeti shqip me shkronja latine (intelektualët shqiptarë të Rilindjës, si ata rreth Sami Frashërit të Shoqërisë së Stambollit, pastaj protestantët vlleh dhe shqiptarët bektashi) kundrejt linjës pro islame (disa hoxhallarë dhe intelektualë proturk, si qifti i Arif Hikmet etj.)

Sipas Clayer konotacionj negativ i termit “turk” del qartë në shkrimet e partizanëve te alfabetit latin kur ata përdornin, në shqip, barasvlerësin e tij jashtëzakonisht përçmues: halldup.

Përdorimi i fjalë e turke në ligjërimet shqipe sipas saj, ishte zhvlerësim i alfabetit arab.

(Arif Hikmeti ishte kështu ustabashi i alfabetit shqiptar mè arfè alldupè.

E njëjta mënyrë ndiqej edhe në lidhje me alfabetin grek: kur ai hidhej poshtë quhej gremata, nga grammata (në greqisht shkronja).

Në anën tjetër ithtarët e alfabetit latin vinin në pah indentititetin european të shqiptarëve për me i veçu kundrejt turqve. Ndërsa pozicioni i mbështetësve të alfabetit arab, që konstatohe menjëherë ështe se indetiteti i parë që ata vinin në dukje ishte indetiteti fetar mysliman, ndërsa shqiptarët përkusnin në myslimanë (edhe bektashi) dhe të krishterë (edhe ortodoksë.)

“Në fakt – thotë Clayer – alfabeti arab ishte pazgjidhshmërisht i lidhur me frymën e Kuranit, me gjuhën arabe në të cilën libri i shejntë u shfaq, me islamin dhe me karakterin e tyre të shejntë.”

(Po aty, fq.578-579.)

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.