Nëpërmes Bioetikës - Pjesa II

16 prill 2016 12:43

(Ekskurs mbi Bioetikën dhe problemet rreth saj)

Bioetika si emërtim, por edhe si koncept për herë të parë u shfaq më 1970 nga amerikani Van Rensselaer Potter, në dy artikuj e tij dhe më vonë në librin Bioetika – urë në të ardhmen. Ajo çfarë e kishte shtyrë Van Rensselaer Potter ishte insistimi që t’i zgjidh problemet e ngutshme që kishte njerëzimi, sepse sipas tij, mosinteresimi i shkencave të tjera sociale dhe humane kishin rritur dozën e skepticizmit se mund të zgjithen problem të ndryshme me anë të praktikave të ndryshme mjeksore dhe hulumtimeve biomjeksore, si dhe çështjet të ndryshme mjedisore që në atë kohë nuk ishin trend i debatit sikur që janë sot. Fokusi qendror i bioetikës, si pjesë e etikës aplikative, është shqyrtimi i dilemave dhe problemeve morale të cilat shfaqen në raportin në mes jetës njerëzore dhe aplikimit të bio-tekonologjive të avancuara në kushtet e kësaj jetese. “Kontribuesit e progresit shkencor filluan t’i shfaqin shqetësimet e tyre gjatë vitit 1960, me shkrimet e tyre nëpër mbledhjet profesionale dhe në konferenca publike. Ata qenë të shqetësuar se tradita e vjetër e etikës mjekësore është e brisht që të përballet me sfidat e reja te etikës të paraqitura nga shkenca dhe mjekësia” (Albert R. Jonsen, The Birth of Bioethics). Zhvillimi i shkencës sidomos në fushën e mjekësisë, nevojat që njeriut i’u shfaqën për një shëndet më të mire bën që bioetikës t’i hapet një horizont mjaft i gjerë dhe mjaft kompleks dhe kundërthënës po ashtu. Problemet ishin imediate dhe zgjidhjet duhet t’ishin konkrete dhe praktike, e që për këtë bioetika insistonte se mund t’ia dilte mbanë.

Bioetika dhe problemet

Në bazë të një fabule, në Mesjet tregohet se si kishte ndodhur transplantimi i pare i këmbës, ku nëpërmes kësaj fabul vërejm qasjen primitive që Kisha kishte ndaj zhvillimit shkencor. Nga pikpamja kishtare transplantimi konsideroj një herezi, sepse ky rast që tregohet në këtë fabul i dha pretekst Kishës të pohoj se është krijuar një monstrum. Kjo ishte fabula: “Vinsenti, një djalë i ri, shkoi në kishën lokale që t’i takoj doktorët e shenjët kishtar, dhe që të merrte këshilla nga ta për këmbën që ai nuk e kishte. Ata e qortuan Vinsentin dhe i thanë se kjo është kundër ligjit të Zotit. Ndërkohë një doktor i vizituar nga një engjëll, amputoi këmbën e një pacienti të vdekur dhe Vincenti u zgjua me këmbë të transplantuar dhe që kjo konsiderohej se ishte dora e të Zotit. Çështja e Vincentit është një prej çështjeve kryesore që teologët e cilësuan si të kundërt me natyrën, e që rrjedhimisht është e kundërt edhe me Zotin”. Më këtë tregohet se sa i ashpër është debati rreth problemeve konkrete bioetike.

Ndër problemet kryesore të cilat e proekupojnë bioetikën janë: Hulumtimi me qenie humane, Transplantimi i organeve, Gjenetika dhe Riprodhimi.

Hulumtimi me qenie humane - në fillim është bërë në mënyrë të fshehtë, sepse parashihej se do të ishte me rrezik nëse për këto hulumtime do të kishte akces publiku. Hulumtimi me qenie humane bëhej me qëllim që të hyhej sa më thellë në anatomin e njeriut, të kuptohen jo vetëm smundjet e pashërueshme, por edhe të eksperimentohej me të. Për këtë formë të trajtimit të qenieve humane nga ana e bio-mjeksisë shkencore nga shumë kush u quajt edhe si cënim i automisë, si dhe eksploatim i njeriut. Andaj gjatë vitit 1970, Komiteti Kombëtarë vendosi që ta mbajë një diskutim në lidhje me hulumtimet në mjekësi. Kjo ishte edhe tendenca që debatet të zhvillohet në një diskurs bashkëpunues, shkencor dhe publik. Mbi të gjitha, tentohej të krijohej një diskurs që hulumtimet shkencore të mund të drejtohen nëpërmjet nxjerrjes së rezolutave, që do të pranoheshin shumë hapur nga shoqëria amerikane. Gjithashtu ishte marrë vendim që të respektoheshin tri parimet kryesore, që kishin të bënin rreth hulumtimit me qeniet humane: “Respekti për personat, benefitet dhe drejtësia, janë pranuar gjerësisht si kërkesat që përcaktojnë etikën në lidhje me humlumtimet me qenie njerëzore. Ato janë njohur si udhërrefyes për të dizajnuar hulumtimet të cilat duhen të jenë të projektuar në të gjithë botën, siç njhet si CIOM ~Udhërëfyesi Ndërkombëtar Etik dhe për Hulumtimet Bio,që përfshin qeniet njerëzore~ (Helga Kuhse, Peter Singer, A Companion to Bioethics).

 

Transplantimi i organeve - me zhvillimin shumë të madh të shkencës u hapën shumë shtigje për inovacione edhe në mjekësi. Njerëzit filluan të mendonin se mund të dhuronin pjesë të ndryshme të trupit të tyre në emër të humanitetit, njerëzit që sa ishin të gjallë lenin një testament, që organet e trupit të tyre t’i’u dhuroheshin njerëzve që kishin nevojë për to. Kjo metodë e transplantimit të organeve, filloi dhe u bë mjaft diskutabile. Debatet ishin shumë të ashpra (madje vazhdojnë edhe të jenë), sidomos në rrafshin etik. Mirëpo, ajo që për etikën ishte e papranueshme, për bioetikën filloi të bëhej si një rregull normale. Bioetika synonte se ajo që ishte e dobishme për sigurimin e shëndetësisë më të mirë, të bëhej edhe e mundshme. Për këtë Albert R. Jonson tregon se si “Dy raportet artificiale të zemrës që u bën shembuj argumentimi të të bërit etikë, do të bëhen të zakonshëm për bioetikën. Çdo person solli në diskutim jo një teori etike, por një set të vlerave personale nga aftësia që përmes edukimit, eksperiencës dhe shoqërorizimit, ata mësuan për karakteristikat faktike të paraqitura në ta. Ata argumentuan; ata imagjinuan; ofruan shembuj; ata testuan njohurit e reja përkundër standarteve të reja personale dhe sociale. Nga ky diskurs erdhi konkludimi mbi disa problem etike, të disa definicioneve të cilat ishin të dobishme për ta etabluar një kurs të veprimit”. Pra, përkundër të gjitha dilemave morale që etika po vendoste karshi këtij fenomeni, prapëseprap metoda të tilla për transplantim të organeve nuk u ndal, por me sofistikimin e teknologjisë u sofistikua dhe u thellua edhe më, duke bërë që edhe organet me sensitive në trupin e njeriut të transplantohen pa ndonjë problem.

Gjenetikaështë një nga problemt thelbësore të bioetikës. Ky problem ka lindur si rezultat i kurreshtjes që ka njeriu karëshi mundësive që ofronte shkenca modern. Kurreshtja që pasardhësit jet identik me paraardhësin, ose së paku t’i ngjaj atyre, ka rrezultuar me një problem bioetik që sot quhet gjenetikë. Referencat kryesore që gjenetika i merrë në konsideratë janë: AND-ja, gjeno-terapia, ndrrimi ose kopijimi i materjes gjenetike si dhe problemi i jo-identitetit. Për shembul, në lidhje me debatet se përkundër eugjenetikës së vjetër, Albert R. Jonson thotë se: “Bioetika u qenësua kur debatet në eugjenetik zbeheshin dhe kur filluan debatet mbi gjenetikën e re molekulare dhe morën implikimet e para personale dhe sociale. Nga shqetësimi rreth klonimit dhe shfaqja e frikës mbi inxhinjeritë gjenetik, pyetjet fundamentale të moraliteti njerëzor janë ngritur edhe në eugjenetikën e vjetër që ka në gjah gjenetikën e re në një mënyrë më shkencore”. Gjithashtu, problemi i pa-identitetit ose jo-identitetit, është një problem mjaft serioz gjenetik në bioetikë. Singer dhe Kuhse mendojn se “(…) ka pasur shumë diskutime në bioetikë rreth problemit të pa-identitetit - ku një vendim i riprodhimit ndikon në identitetin e fëmijës dhe çështja kryesore këtu është nëse ndryshimi gjenetik konstituon në ndryshimin e identiteti”.

Para disa viteve në Angli është zhvilluar një debat mjaft i nxehtë, sepse një çift bashkëshortor, të cilët ishin të shurdhër, kanë kërkuar nga mjekët që edhe fëmiu i tyre të lind i shurdhër. Kjo ka ngjallur debate, sepse ka nga ata që pohojnë që ky veprim është i pamoralshëm dhe se bart ristriksione të më vonshme edhe tek fëmiu, por edhe në gjithë shoqërinë. Mirëpo, në anën tjetër, ka reaguar edhe shoqata e shurdhmemecëve duke akuzuar, se ata që janë kundër kërkesës së prindëve që fëmiu i tyre të lind i shurdhër, janë kundër shurdhmemecëve. Pra, kjo tregon se sa ta ashpra dhe kundërthënëse janë debatet për probleme të tilla bioetike. Përparimet në gjenetikë, gjenetikë molekulare, ingjinjeri gjenetike përcillen me shumë debate dhe kundërshtime të ashpra, sepse kundërshtarët mendojnë se duhet pasur një red linese deri ku mund të veprohet. S’do mend se gjenetika sot është një nga trend botërore në bioetikë dhe siç duket do të jetë edhe modeli i së ardhmes.

Riprodhimi - është një ndër problemet morale kryesore që nga antika e deri tek debatet bashkohore në lidhje me ri-gjenerimin. Problemet si: aborti, kontraceptivët, teknologjit riprodhuese etj., janë debatet kryesore në bioetikë dhe etikën bashëkohore. Shkenca sikur e shtron nevojën e kontrollit në riprodhim, sepse mendon se nnëpërmes një kontrolli të tillë mundësit e defekteve të ndryshme mund të eleminohen. Madje ka nga ata autor, siç është Francis Fukuyama, i cili mendon se nëpërmes riprodhimit shoqëria po shkon drejt post-seksit: “Evolucionin ka krijuar dëshirën seksuale për qëllimin e nxitjes së riprodhimit, dhe janë pak presione selektive tek njerëzit që të zhvillojnë atraksionin seksual tek partnerët deri në kulmin e moshës së riprodhimit. Konsekuenca është se për pesëdhjetë vjet tjera, shoqëritë e zhvillura do të bëhen post-seksuale, në sensin se pjesa dërmuese e antarsisë së tyre nuk do ta ketë primare në listën e gjërave që bëhen, seksin” (Our Post-Human Future - Cosequences of Biotechnology Revoloution). Këto janë disa ndër problemet kryesore që sot janë preokupim i Bioetikës, por edhe preokupime dhe dilema morale të shoqërisë bashkëkohore.

Në vazhdim do të përpiqemi t’i elaborojmë debatet më të mëdha mbi bioetikën...

16 prill 2016
12:43

Dritan Dragusha