Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Çka të presim e çka të kërkojmë nga qeveria e re?

Qeveria e re do të bëntë mirë që të tregojë se si do të përmbushë shumë prej pritjeve që kanë populli i Kosovës për të. Si do të sigurohet bashkërendimi brendaqeveritar, cilat sektore do të kenë përkrahjen më të madhe strategjike dhe buxhetore, dhe si do të orientohet qeveria në dialogun me Serbinë? Ka shpresë me këtë ndryshim, por kërkesat vetëm sa do të shtohen.

Qeveria e re Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës (LVV-LDK), e Kryeministrit Albin Kurti, u zgjodh para një jave, më 3 shkurt. Në krahasim me disa nga qeveritë e mëparshme, ajo ka një përkrahje më të qëndrueshme në Kuvend. Ajo nuk u mbështet në votat e Listës Serbe për t’u zgjedhur.

Kjo qeveri vërtetë përfaqëson ndryshimin. Partitë që ishin në opozitë tashmë janë bërë udhëheqësit e koalicionit qeveritar. Mirëpo me ndryshimin e madh vijnë pritjet e mëdha.

Nga qeveria e re qytetarët e Kosovës do të presin shumë. Ky shkrim përqendrohet në pritjet dhe kërkesat në lidhje me: 1) bashkërendimin në punën e qeverisë; 2) prioritetet në mesin e shumë sektorëve dhe 3) qëllimet në dialogun Kosovë-Serbi.

Procesi i krijimit të koalicionit shfaqi mosbesimin në mes të partnerëve të koalicionit LVV-LDK. Në të njëjtën kohë, partnerët e koalicionit ishin marrë vesh për programin e përbashkët mjaft herët, dhe siç kanë thënë, bashkëpunimi i tyre është vazhdimësi e asaj që kishin në opozitë. Në çdo qeveri matet niveli i bashkërendimit në mes të partnerëve të koalicionit, por gjithsesi në këtë rast do të këtë një vëmendje të shtuar politike dhe shoqërore për këtë.

Bashkërendim në udhëheqje dhe në performancë

Qeveria e re ka 15 ministri, një rënie e dukshme nga qeveria e mëparshme që kishte 21. Përfaqësohet nga 10 burra dhe 5 gra; 6 ministra vijnë nga partia LVV, 6 nga LDK, 2 nga partitë që bejnë pjesë në Listën Serbe, dhe 1 nga Grupi 6+ (koalicion i komuniteteve pakicë). Zbatimi i politikave do të udhëhiqet ose 1) në mënyrë të përbashkët nga partitë shumicë të koalicionit, 2) në mënyrë vetanake nga partitë shumicë të koalicionit, apo 3) në mënyrë vetanake nga partitë pakicë të koalicionit.

Udhëheqja e përbashkët nga partitë shumicë të koalicionit do të behët në politikat e jashtme dhe ajo me Europën nga LVV, nga Kryeministri, dhe me ministrat e jashtme dhe te integrimit europian, por me përfshirjen e LDK-së në ministrinë e mbrojtjes. Njësoj me politikat ekonomike,  të udhëhequra kryësisht nga LVV, me përfshirjen e LDK-së nëpërmjet ministrisë së infrastrukturës dhe asaj të bujqësisë. Gjithastu edhe në politikat e drejtësisë, që do të udhëhiqen barabarësisht nga LVV dhe LDK.

Udhëheqja vetanake nga partitë shumicë të koalicionit do të behët në: politikat e shëndetësisë nga LVVpolitikat e arsimit nga LDK; dhe politikat e kulturës nga LDK.

Udhëheqja vetanake nga partitë pakicë të koalicionit do të behët në administrimin e pushtetit lokal dhe të zhvillimit rajonal nga partitë e komuniteteve pakicë (përfshirë Lista Serbe, në zhvillim rajonal); dhe në politikat e komuniteteve pakicë dhe të kthimit nga Lista Serbe.

Natyrisht, Kryeministri Kurti do të udhëheqë mbi qeverinë dhe zbatimin e punës nga të gjitha ministritë, mirëpo ndarja e pushteti brenda kabinetit qeveritar tregon shumë për ku partnerët e caktuar do të përqendrojnë punën e tyre dhe ku duhet të ketë më së shumti bashkërendim.  Kryeministri Kurti, në fjalimin e tij të parë si Kryeministër, përmendi “rishikimin funksional të bazuar në performancë dhe rezultate” për punën në shërbimin e jashtëm. E njëjta gjë do të duhet të vlente për gjithë qeverinë, dhe për këtë do të ishte mirë të ketë një qasje të re të bazuar në praktikat më të mira botërore mbi menaxhimin e përformancës.

Shumë qeveri ndërkombëtare kanë eksperimentuar me qasje të ndryshme për këtë. Vlen të përmendët Mbretëria e Bashkuar, si novatore në këtë fushë, por edhe shtete në zhvillim si Malejzia. Në këtë punim të vitit 2015, pata përmbledhur disa nga këto praktike dhe strategji, në kontekstin e menaxhimit publik për zhvillimin ekonomik lokal. Ky artikull nuk rekomandon një qasje të caktuar, ajo i mbetët qeverisë për ta zgjedhur. Mirëpo, nga qeveria e re duhet të dijmë: cili është vizioni i qeverisë, cilat janë objektivat kryesore të saj, dhe në çfare forme do te matet performanca, të shpërblehet puna e mirë dhe të ndëshkohet puna e keqe?

Prioritete transversale në mesin e sektorëve të shumtë

Çdo qeveri duhet të ofrojë qasjen dhe qëllimet për shumë sektorë. Në fjalimin e tij në Kuvend, Kryeministri Kurti përmendi qasjen e qeverisë për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, bujqësinë, teknologjinë informative, rendin dhe ligjin, arsimin, shëndetësinë, dhe energjinë, ndër të tjera. Në pronuncime tjera, Kurti ka thënë që përqëndrimi kryesor i qeverisë megjithatë do të jetë krijimi i vendeve të reja të punës dhe sundimi i ligjit e drejtësia.

Hapi tjetër do të duhët të jetë ofrimi i prioriteteve apo objektivave transversale—domethënë që prekin shumë apo të gjithë sektorët—dhe transparencë në të dhënat buxhetore. Kjo do të jetë baza për të shpjeguar pse kaq po investohet në këtë fushë, dhe pse është më shumë apo më pak se sa investimi në një fushë tjetër. Cili sektor do të merr më shumë dhe cili më pak mbështetje financiare? Qeveria ka një mandat katërvjecar: çka do të arrihet tash, ku dhe sa do të investohet, dhe cilat prioritete do të mund të kenë më shumë përkrahje në të ardhmen?

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë

Dialogu i Kosovës me Serbinë vazhdon të jetë “elefanti në dhomë” për çdo qeveri të Kosovës, duke përfshirë këtë që sapo u votua. Mungesa e marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Serbi ka ngadalësuar integrimin europian dhe ndërkombëtar të Kosovës, kjo për shkak të Rusisë dhe vendeve tjera që përkrahin Serbinë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Kjo vazhdon të krijoi pengesa për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, dhe të kapitalit prej Kosovës jashtë vendit. Pengon investimin e jashtëm në Kosovë.

SHBA-të dukshëm kanë shtuar interesimin për një marrëveshje Kosovë-Serbi. SHBA-të janë bërë insistues për shkak se: çeshtja Kosove-Serbi është një problem ndërkombëtar diplomatik që ka zgjatur shumë dhe SHBA-të dhe Presidenti Trump duan të jenë ata që e zgjidhin. Presidenti Trump ka caktuar Ambasadorin e tij në gjermani, z. Grenell, si emisar për dialogun. Grenell e ka bërë të qartë që dëshiron një lëvizje përpara të Kosovës dhe Serbisë. Gjitashtu ka lenë të nënkuptohet se mund të ketë marrëshje të vogla (sikur ajo e përfolur për linjën ajrore) para se të ndodhë marrëveshja e madhe me Serbinë.

Qeveria e re duhet që tani të bëjë gati ofertat e saj për marrëveshjen Kosovë-Serbi—për marrëveshjen e madhe por edhe ato të vogla, praktike, që mund të bëhën më shpejtë. Mund të marrëveshje që nuk i pëlqen Serbisë por ajo do ta ketë të drejtën të bëjë kundër-ofertën. Qeveria duhë të hyjë në këtë angazhim dhe të jetë e gatshme që t’i arrijë interesat e Kosovës. Nuk duhet të frikësohet nga interesimi i shtuar amerikan dhe ndërkombëtar, por të jetë e gatshme që të përfitojë nga ai. Qytetarët duhet të dijnë: cila do te jetë qasje e Kosovës për dialogun? Si do të ruajmë bashkëpunimin e afërt me një SHBA-të proaktive duke mbrojtur dhe fuqizuar interesat e Kosovës? Kur do të mund të presim marrëveshje praktike por edhe atë të madhën që mbyllë këtë kapitull me Serbinë?

Brezi i ri merr udhëheqjen, në qeveri por edhe në opozitë

LVV po qeverisë në nivel vendi për herë të parë, me Albin Kurtin Kryeministër. Qeveria ka shumë njërëz të rinjë, qoftë në moshë, qoftë në përvojë qeverisëse. Kryetarja e Kuvendit nga partneri i koalicionit LDK, Vjosa Osmani, gjithashtu përfaqëson brezin e ri dhe profesionist, dhe në rastin e saj të shkolluar jashtë vendit.

Edhe partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe të tjerët, ngjashëm kanë deptutë të rinj dhe udhëheqës të rinj në strukturat e Kuvendit (dhe të partive të tyre). Pra po shohim që brezi i ri po merr udhëheqjen e pushtetit por edhe të opozitës. Kjo është progresive dhe mund të sjellë ide dhe qasje të reja—e të duhura—për Kosovën.

Mirëpo, rinia sa është proaktive, aq është kërkuese dhe i mungon durimi. Qeveria e re do të bëntë mirë që të tregojë se si do të përmbushë shumë prej pritjeve që kanë populli i Kosovës për të. Ka shpresë me këtë ndryshim, por kërkesat vetëm sa do të shtohen.

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.