Kur mbërrin malli "Te vëllezërit" dhe kur ikin të gjithë jaranët...

18 prill 2018 10:36

Ishte ky, dhe mbetet, vendi ku piqen shikimet e përshëndetjet prej Dobro jutro, deri te Mirëdita, Bonzhur, Gutenaben dhe Çao... Është kjo lagjja boshnjake në pjesën veriore të Mitrovicës, pra jo shumë larg Mitrovicës së jugut... Zemra e serbisë, truri i gjyshes, fuqia e gjyshit. Me gjyshe e axhallarë pak është në pronësi të bashkësisë ndërkombëtare, pak e më shumë në përpjekje të pro, neo dhe të gjithë atyre tentimkombeve parashtesë, që në botë njihen si shqiptarë. Përderisa kështu shtyhen të mëdhenjtë e të vegjëlit rreth të drejtave për të drejta, jeta vazhdon e vërshon. Me gjasë shumë ujë do të kalojë përgjatë Ibrit, derisa e drejta për të drejtën të realizohet dhe derisa të realizohet pushteti ynë në tokë e në qiell.

Për dikë Mitrovica, o veriore, o jugore, është nënë, por për shumicën është strehë për shumë projekte, ide, ngritje të së famshmes vetëdije, dhe flet për: pozicionin e grave, rëndësinë e vetëdijes mjedisore, specave të kategorisë lulja e parë, dhe gjithsesi për subvencionimin e rrobaqepësve të brendit të njohur "šijo nam ga ?ura" [1]. Me qëllim të mbetjes së të gjithë kombeve dhe kombësive, realizimi i revitalizimit të urës po bëhet në përputhje me standarde të BE-së, shkop, karrotë, sallatë ruse, suxhuk, djathë sharri, e që njëkohësisht do ta shtyjë përpara krejt atë boshnjamahallizëm ku dominon parimi i sundimit, gjithçka kalon por lumturia "Te vëllezërit" vjen.

Aty kalimtarët nuk janë për hir të kuazit, të paktën ditën, të paktën gratë por edhe burrat, disa sosh...

"A, kojshi" është pyetje me të njëjtën përgjigje "A, kojshi" me një artikulim më të gjatë dhe aq sa mjafton për bashkëjetesë dhe demokraci. I gjithë implementimi dhe identifikimi i jetës. E kur mbërrin malli, "Te vëllezërit", aty në lagjen boshnjake, ëndrrat bëhen realitet. Shenjat këmbëngulëse të plagëve të luftës zhduken, harrohet kombi, raca, klasa, gjinia e dhimbja. Gjithçka për 3 apo 5 euro, e shyqyr Zotit, Allahut, Budës, mundet edhe me veresi, apo, siç themi ne, me "fytyrë". Fytyra nuk ka lidhje me shkollim, por kur ti për 9 euro merr dy bluza dhe një fund, ato ke për t’ua kthyer VËLLEZËRVE, që të mos jesh baksuz, të të dridhen duart, apo sipas legjendës edhe të verbohesh. Për Vëllezërit dinë të gjithë, nga Karlovaci, Novi Pazari, e Mali Mokar Lugu. Multikulturalizmi par excellence.

Të gjithë ngjyrat të gjithëve u rrinë mirë, po që se jeni subjekt i atij pohimi të këndshëm e dashamir me kokë, nga blerësi fqinj i të gjithë atyre artikujve primarë për mbetje dhe mbijetesë. Vërtet është ashtu. Krijuesit e dallimeve përfitojnë nga mashtrimet se si gjendet lumturia në shtetin e ri. Lufta zhvillohet për liri, sot vetëm për lirinë e njeriut në kuptimin më njerëzor të fjalës. Kjo tashmë po kalon në fantashkencë, por Vëllezërit fantastikë janë reperë funksionaliteti të principeve të bukurisë dhe të jopolitizimit të jetës. Bukuria do ta shpëtojë botën, ajo leckë që na bashkon, blerja si këmbim dhe përmbushje të boshllëkut tonë prapë njerëzor dhe tjetër..

Oj Marrëveshje e Brukselit, ti që krijon të gjitha mosmarrëveshjet, mbushi mend lakmitarët dhe dialoguesit i ligë, dhe bëj që bluza dhe fundi të bëhen arsye e integrimeve tona të vetme në "të gjithë njerëz jemi" e kush do komb, fe, seks, Te vëllezërit ka dhe lojëra, soni play, dhe çmos....

 

________________

[1] Përkthim I fjalëpërfjalshëm: Na e qepi Gjuro (përdoret për të shprehur mosinteresim)

18 prill 2018
10:36

Bratislava Radovanovic