Njoftim - Announcement

16 shkurt 2023 15:19

*scroll down for English

ALB:

Të nderuar lexues, bashkëpunëtorë dhe partnerë të Sbunkerit.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të shtatë të themelimit të organizatës Sbunker, njoftojmë publikun e gjerë, lexuesit dhe përcjellësit e aktiviteteve tona, se janë bërë ndryshime në përbërjen e bordit ekzekutiv. 

Sbunker mirëpret anëtaret e reja të bordit ekzekutiv: Shegë Bahtiri (kryetare), Rina Kika dhe Mirishahe Syla (anëtare). 

Duke i uruar suksese dhe ofruar bashkëpunim të parezervë bordit të ri, Sbunker u shpreh mirënjohje dhe i falënderon për punën e tyre anëtarët/et e bordit të kaluar: Agon Maliqi (kryetar) dhe anëtaret/ët Artan Mustafa, Donika Emini, Dita Dobranja dhe Kreshnik Hoxha.

Sbunker vazhdon të jetë i përkushtuar në fuqizimin dhe promovimin e vlerave liberale demokratike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, me synimin për të ndikuar dhe formësuar sferën publike për një shoqëri të hapur dhe gjithpërfshirëse.

Image

Shegë Bahtiri është psikologe dhe hulumtuese e politikave shëndetësore dhe sociale. Ajo ka kryer magjistraturën në psikologji në Universitetin e Lundit në Suedi, ku mori pjesë si studiese e ekselencës e Institutit Suedez. Kërkimet e saj përqendrohen në politika sociale, psikologji dhe shëndetësi në Kosovë dhe rajon, si pjesë e Institutit të Europës Juglindore për Shëndetësi dhe Politika Sociale. Shega ka punuar për UNDP-në dhe për Zyren e Kryeministrit të Kosovës si hulumtuese politikash, si dhe ka shërbyer në Qendrën për Hulumtime të të Drejtave të Njeriut në Institutin e Teknologjisë e Rochester-it në Kosovë. Ajo ka përkrahur organizata të ndryshme kulturore dhe sociale përmes shkrimit, redaktimit, hulumtimit dhe programeve të përkrahjes. Shega ka qenë drejtorja ekzekutive e parë e Sbunkerit, ku gjithashtu ka shërbyer si autore, redaktore dhe anëtare e bordit ekzekutiv.

Image

Rina Kika është avokate dhe hulumtuese për të drejtat e njeriut. Ajo angazhohet për çështje të të drejtave të njeriut dhe ka përfaqësuar me sukses një numër rastesh gjyqësore strategjike në Kosovë. Mes tjerash, e ka përfaqësuar Blert Morinën kundër Agjencisë për Regjistrimin Civil në kërkësën për njohjen ligjore të identitetit të tij gjinor. Ka përfaqësuar aktivisten e mjedisit Shpresa Loshaj kundër përpjekjeve të Kelkos Energy për ta heshtur kritikën e saj. Ajo vazhdon ta përfaqësojë para gjykatës familjen e Kujtim Veselit, fëmijës ashkali që u vra për shkak të mungesës së mbrojtjes nga shteti. Nga viti 2020, bashkëpunon me organizatën ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Amnesty International. Rina ka studiuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka kryer dy studime master, në Universitetin e Cyrihut në Zvicër dhe në Universitetin Duke në SHBA.

Image

Mirishahe Syla është studiuese e çështjeve gjinore, aktiviste për drejtësi gjinore dhe punonjëse për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ka studiuar Shkencën Politike në Universitetin e Prishtinës, dhe ka magjistruar në Studime mbi Gratë dhe Gjininë në University of Northern Iowa, SH.B.A. Së fundmi, është certifikuar nga ETH – Swiss Federal Intitute of Technology Zurich, në lëndën Gjinia dhe Ekonomiksi. Përgjatë dekadës së fundit, angazhimi i saj në shoqëri civile është fokusuar në problematizimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore, të drejtat ekonomike të grave, pjesëmarrjen dhe angazhimin politik të margjinalizuar, si dhe zgjerimin e diskursit feminist në vend, kështu duke ideuar projekte dhe fushata të shumta që adresojnë këto tema dhe që përfshijnë grupe të identiteteve të ndryshme në Kosovë. Puna dhe angazhimi i saj informohen nga mendimi feminist, dhe në rolin e hulumtueses, publicistes, e ligjërueses, angazhohet në ndërlidhjen e vazhdueshne mes teorisë dhe praktikës feministe.

ENG:

Dear readers, partners, and collaborators of Sbunker.

On the occasion of Sbunker’s seventh anniversary, we would like to inform you of the changes that have been made to the composition of the executive board.

Sbunker welcomes new members of the Executive Board: Shegë Bahtiri (president), Rina Kika and Mirishahe Syla (members). 

While we wish the new Executive Board success and undivided support, we would like to express our gratitude to our previous board: Agon Maliqi (president), and board members: Artan Mustafa, Donika Emini, Dita Dobranja and Kreshnik Hoxha.

Sbunker continues to be committed to strengthening liberal democratic values in Kosovo and the Western Balkans, aiming at shaping public opinion for an open and inclusive society.

Image

Shegë Bahtiri is a psychologist and researcher in health and social policy. She has a Master of Science from the International Program in Psychology at the Lund University in Sweden, where she attended as a scholar of excellence of the Swedish Institute. Her research focuses on social policy, psychology and health in Kosovo and the region, as part of the Institute of South East Europe for Health and Social Policy. She has worked for the United Nations Development Programme and the Office of the Prime Minister in Kosovo as a policy researcher, and served at the Center for Human Rights Research at the Rochester Institute of Technology – Kosovo. Shegë has supported various cultural and social organizations through writing, editing, research and support programs. She was the first executive director at Sbunker, where she has also proudly served as author, editor and member of the executive board.

Image

Rina Kika is a human rights lawyer and researcher. She engages in human rights issues and has successfully represented a number of strategic litigation cases in Kosovo. Amongst others, she represented Blert Morina against the Agency for Civil Registration in his request for legal gender recognition. She represented the environmental activist Shpresa Loshaj against the attempts of Kelkos Energy to silence her criticism. She still represents the family of Kujtim Veseli, an Ashkali child who was murdered because of the failure of state protection. In 2020, she started collaborating with the international human rights organisation Amnesty International. Rina studied law at the University of Pristina, and has two master’s degrees, one from the University of Zurich in Switzerland and the other from Duke University, USA.

Image

Mirishahe Syla is a researcher and activist for gender equality and equity, and a full-time development worker working on sustainable and inclusive economic development. She studied Political Science at the University of Pristina, and Women's and Gender Studies at the University of Northern Iowa, U.S.A. Recently, she was certified by ETH - Swiss Federal Institute of Technology Zurich, in the subject of Gender and Economics. Throughout the last decade, her engagement in civil society is focused on addressing gender-based violence, women's economic rights, marginalized political participation and representation, and expanding the feminist discourse in the country. Her work and activism is informed by feminist theory, and in the roles of the researcher, publicist, and lecturer, she engages in strengthening the link between feminist theory and practice.

16 shkurt 2023
15:19

Sbunker