Thirrje për aplikim: Monitorues/e i/e mediave

23 janar 2023 11:04
Image

 

Organizata: SBUNKER
Pozita: Monitorues/e i/e mediave
Data e fundit për aplikim: 31 Janar 2023

Orari i punës: 40 orë në javë
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë

 

Detyrat dhe pergjegjësitë:

• Të monitorojë dhe analizojë mediat online në baza ditore për të identifikuar lajme të rreme;

• Të përmbledh artikujt dhe postimet në media dhe rrjetet sociale dhe t’i fusë ato në databazë;

• Në bashkëpunim me gazetarin dhe redaktorin, të përpilojë artikuj javorë duke u bazuar në artikujt e identifikuar;

• Të publikojë artikujt javorë në uebsite dhe rrjetet sociale;

• Të jenë të gatshëm të marrin pjesë në takime, diskutime, trajnime dhe konferenca brenda e jashtë vendit;

• Të prezantojë gjetjet në media, konferenca vendore ose rajonale, sipas nevojës;

• Të angazhohet në projekte dhe punë të tjera të organizatës, sipas nevojës;

 

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

• Diplomë Bachelor në gazetari ose shkenca sociale;

• 3+ vite përvojë pune në gazetari, hulumtim, universitet, OJQ, ose fusha të ngjashme;

• Aftësi të shkëlqyeshme në të folurit dhe të shkruarit në shqip dhe anglisht. Përparësi kanë kandidatet me njohuri të gjuhës serbo-kroate;

• Aftësi për të punuar individualisht apo me pak mbikëqyrje;

• I/e motivuar dhe me ambicie për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e organizatës;

• Të gatshëm për të punuar në një mjedis pune dinamik.

 

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivuese në emailin [email protected] me titull MONITORUES/E I/E MEDIAVE deri më 31 janar 2023.

Ju lutem kini parasysh se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë!

23 janar 2023
11:04

Sbunker