Episodi 17: Ralf Dahrendorf , “Konflikti shoqëror modern: ese për politikën e lirisë” me Bajram Luzhën

06 shkurt 2023 14:26

Konflikti është i pashmangshëm në shoqëri. Ai ndodh dhe rezulton në forma të reja të organizimit shoqëror. Kështu, konflikti është motor i ndryshimeve shoqërore, është i shëndetshëm e i nevojshëm, për aq sa mundëson liri shoqërore e politike. Këto janë temat bosht të librit “Konflikti shoqëror modern: Ese për politikën e lirisë” të sociologut Ralf Dahrendorf, të botuar në Tiranë në vitin 1997 dhe të përkthyer nga Gjergj Peçi. Për të diskutuar rreth këtij libri na bashkohet Bajram Luzha, student i masterit në sociologji në Universitetin e Prishtinës. 

Linku në Spotify.

06 shkurt 2023
14:26

Lexime Podcast