Episodi 16: Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi, “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” me Sead Zimerin, pjesa II

23 janar 2023 17:11

Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” të redaktuar dhe të përkthyer nga unë Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi. Në esenë e tij “Kultura shkencore dhe mjerimi i mendimit fetar” që është pjesë e këtij libri, filozofi Sadik Al-Azm konstaton një raport përjashtues në mes doktrinave fetare dhe dijes shkencore moderne. Ai diskuton disa përpjekje të mendimit fetar bashkëkohor për të gjetur zgjidhje se si të pajtohen feja dhe shkenca me njëra-tjetrën, por që, sipas tij, të gjitha dështojnë. Për të biseduar rreth kësaj eseje, na bashkohet Sead Zimeri, ligjërues i filozofisë në Universitetin e Trömsos, Universitetin Arktik në Norvegji.

Për më shumë: http://bitly.ws/yJDK

Linku në Anchor.fm.

23 janar 2023
17:11

Lexime Podcast