Hannah Arendt “Banaliteti i së keqes: Ajhmani në Jeruzalem” me Bleona Kurteshin

23 maj 2022 13:57

Në kushte të caktuara ideologjike dhe në regjime të caktuara politike, e keqja ose e liga bëhet normale, e mirëqenë, e rëndomtë ose banale. Dhe pikërisht kjo është e frikshme: se edhe njerëzit më normalë mund të bëjnë krime në rrethana të caktuara dhe në sisteme të caktuara politike. Është kjo një tezë e propozuar në librin e teoricienes së politikës Hannah Arendt, në librin e saj “Banaliteti i së keqes, Ajhmani në Jeruzalem” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2021 me përkthim të Agim Doksanit. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Bleona Kurteshi, studente e masterit në sociologji në Universitetin e Prishtinës.

Linku në Spotify.

23 maj 2022
13:57

Lexime Podcast