David Miller, “Mbi kombësinë” me Greta Avdylin

Episodi 9

09 maj 2022 17:33

Nacionalizmi është një forcë e madhe në shumë shoqëri. Për shumë njerëz, identiteti kombëtar është shtresë e rëndësishme e identitetit të tyre nga i cili burojnë edhe obligime të veçanta etike e politike. Mirëpo, a mund të arsyetohet një identifikim i tillë bashkë me obligimet që krijon ai? A i shërben identifikimi kombëtar ndonjë qëllimi të dëshiruar? Për t’iu përgjigjur pyetjeve si këto, teoricieni i politikës, David Miller në librin e tij “Mbi kombësinë” ka propozuar një argument që e arsyeton identitetin kombëtar dhe e çmon atë si shërbyes të qëllimeve të dëshirueshme etike e politike. Libri është botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2022 me përkthim të Greta Avdylit. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet vetë përkthyesja e librit, e cila është sociologe e diplomuar në Universitetin e Prishtinës.

Linku në Spotify.

09 maj 2022
17:33

Lexime

Episodi 9