Craig B. Stanford, “Majmunët gjahtarë” me Lekë Shalën

Episodi 6

28 mars 2022 10:33

Si është zhvilluar truri i njeriut në rrugën e gjatë të evolucionit? Një përgjigjje e kësaj pyetjeje shquan rolin e mishëngrënies së hominidëve dhe gjithçka shoqëruar oreksin e tyre për mish. Ky argument, që thekson funksionin kulturor të mishngrënies dhe gjahut në zhvillimin e aftësive mendore dhe marrëdhënieve e strukturave të hershme sociale, është shtjelluar nga biologu dhe antropologu Craig B. Stanford në librin e tij “Majmunët gjahtarë: mishngrënia dhe origjina e sjelljes njerëzore” të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2020 me përkthim të Arsim Canollit. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Lekë Shala, student masteri në arkeologji parahistorike në Universitetin e Gjenevës.

Linku në Spotify.

28 mars 2022
10:33

Lexime Podcast

Episodi 6