Pse politika ruse kërcënon sigurinë e Europës

03 shkurt 2021 13:40

Argumentet rreth hallit të liderit të opozitës Alexei Navalny dhe demonstrative në Rusi, dëshmojnë se nuk ekziston një gjë e tillë si politika ekskluzivisht e brendshme. Kjo mund të ketë implikime serioze për Europën.

I helmuar nga zyrtarët rusë të sigurisë në gusht, Navalny ka qenë duke u shëruar në Berlin deri para se të kthehej në Rusi më 17 janar.

Arrestimi i tij i menjëhershem, i bazuar në akuza të diskutueshme ,ndezi protesta të mëdha në vend, por ajo çfarë fillimisht ishte paraparë nga Kremlini si akt i brendshëm shtypjeje ka zgjuar pakënaqësi në nivel ndërkombëtar.

Kremlini e ka bërë të qartë se përgjigjja e menjëhershme ndaj protestave është që të përpiqet t’i mposhtë ato.

Kremlini po ngul këmbë në ndalimin e Navalny-t (që të mos duket e dobët), duke mbajtur qendrim të ashpër ndaj protestave (me mirëkuptimin se mund të jetë edhe më brutale) dhe po e përshkallëzon propagandën ndaj Navalny-t dhe lëvizjes opozitare si të tërë (duke u përpjekur ta delegjitimojë).

Shpresa është që brenda javësh do të zbehet shpërthimi fillestar i pakënaqësisë dhe protestat do ta humbin vrullin.

Rruga drejt konfliktit

Ndërkohë, Europa nuk mund të rrijë gojëmbyllur ndaj trajtimit të Navalny-t dhe sjelljes shpesh të ashpër të forcave të sigurisë ndaj protestuesve.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny-t, ndërsa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell ka kritikuar “arrestimet e shumta dhe përdorimin disproporcional të forcës”.

Me gjasë fjalët do të sjellin vepra, me sa duket më shumë sanksione ndaj individëve të përfshirë në rastin e Navalny-t, në përputhje me rezolutën e 21 janarit të Parlamentit Europian.

Duke gjykuar nga sjeljet e së kaluarës, Moska do të reagojë, të paktën me retorikë të ashpër dhe mbase me masa specifike.

Kjo është gjë e zakonshme në kohën e sotme të diplomacisë së lojës me të njejtën monedhë.

Sidoqoftë, ka arsye për t’u brengosur se kjo mund t’i kontribuojë një cikli më serioz të përshkallëzimit.

Pikë së pari, një element qendror i fushatës propagandistike shpesh helmuese është që të paraqesë opozitën ose si agjentë të përgatitur të subversionit të huaj, ose si viktima syleshë të tyre.

Tash për tash, kjo propagandë fokusohet në SHBA-në, e cila po akuzohet për organizimin e marsheve dhe financimin e Navalny-t.

Revista proqeveritare Komsomolskaya Pravda sugjeroi madje që Uashingtoni ka llogaritur në gjakderdhje javën e kaluar, por është zhgënjyer kur “autoritetet treguan shpirtbutësi e durim për maksimalizmin rinor”.

Megjithëkëtë, në të kaluarën këto lloje të fushatave të propagandës janë dëshmuar më të lehta për t’u nisur e më të vështira për t’u kontrolluar.

Nëse dhe kur Bashkimi Europian fillon të ngrejë zërin, të paktën në nivel jozyrtar, atëherë do të fillojë të ndëshkohet për përzierjen e supozuar në politikën e Rusisë dhe përpjekjen për të eksportuar “vlera të degjeneruara”.

Masat aktive

Kjo mund të tensionojë marrëdhëniet më të gjëra të Kremlinit me Europën, por më përgjithësisht, nëse protestat mbajnë momentumin, atëherë ka rrezik që Kremlini të ndjehet i sulmuar dhe të ndërmarrë taktika edhe më ekstreme – të cilat nuk do t’i përmbajë vetëm përbrenda kufive të saj. Persekutimi nga Kremlini i atyre që i konsideron tradhtarë tashmë ka çuar te helmimet e Salisbury-t më 2018 dhe te ekzekutimi i çeçenit Zelimkhan Khangoshvili në Berlin, në fund të vitit 2019.

Argumentet rreth hallit të liderit të opozitës Alexei Navalny dhe demonstrative në Rusi, dëshmojnë se nuk ekziston një gjë e tillë si politika ekskluzivisht e brendshme. Kjo mund të ketë implikime serioze për Europën.

I helmuar nga zyrtarët rusë të sigurisë në gusht, Navalny ka qenë duke u shëruar në Berlin deri para se të kthehej në Rusi më 17 janar.

Arrestimi i tij i menjëhershem, i bazuar në akuza të diskutueshme, ndezi protesta të mëdha në vend, por ajo çfarë fillimisht ishte paraparë nga Kremlini si akt i brendshëm shtypjeje ka zgjuar pakënaqësi në nivel ndërkombëtar.

Kremlini e ka bërë të qartë se përgjigjja e menjëhershme ndaj protestave është që të përpiqet t’i mposhtë ato.

Kremlini po ngul këmbë në ndalimin e Navalny-t (që të mos duket e dobët), duke mbajtur qendrim të ashpër ndaj protestave (me mirëkuptimin se mund të jetë edhe më brutale) dhe po e përshkallëzon propagandën ndaj Navalny-t dhe lëvizjes opozitare si të tërë (duke u përpjekur ta delegjitimojë).

Shpresa është që brenda javësh do të zbehet shpërthimi fillestar i pakënaqësisë dhe protestat do ta humbin vrullin.

Rruga drejt konfliktit

Ndërkohë, Europa nuk mund të rrijë gojëmbyllur ndaj trajtimit të Navalny-t dhe sjelljes shpesh të ashpër të forcave të sigurisë ndaj protestuesve.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny-t, ndërsa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian Josep Borrell ka kritikuar “arrestimet e shumta dhe përdorimin disproporcional të forcës”.

Me gjasë fjalët do të sjellin vepra, me sa duket më shumë sanksione ndaj individëve të përfshirë në rastin e Navalny-t, në përputhje me rezolutën e 21 janarit të Parlamentit Europian.

Duke gjykuar nga sjeljet e së kaluarës, Moska do të reagojë, të paktën me retorikë të ashpër dhe mbase me masa specifike.

Kjo është gjë e zakonshme në kohën e sotme të diplomacisë së lojës me të njejtën monedhë.

Sidoqoftë, ka arsye për t’u brengosur se kjo mund t’i kontribuojë një cikli më serioz të përshkallëzimit.

Pikë së pari, një element qendror i fushatës propagandistike shpesh helmuese është që të paraqesë opozitën ose si agjentë të përgatitur të subversionit të huaj, ose si viktima syleshë të tyre.

Tash për tash, kjo propagandë fokusohet në SHBA-në, e cila po akuzohet për organizimin e marsheve dhe financimin e Navalny-t.

Revista proqeveritare Komsomolskaya Pravda sugjeroi madje që Uashingtoni ka llogaritur në gjakderdhje javën e kaluar, por është zhgënjyer kur “autoritetet treguan shpirtbutësi e durim për maksimalizmin rinor”.

Megjithëkëtë, në të kaluarën këto lloje të fushatave të propagandës janë dëshmuar më të lehta për t’u nisur e më të vështira për t’u kontrolluar.

Nëse dhe kur Bashkimi Europian fillon të ngrejë zërin, të paktën në nivel jozyrtar, atëherë do të fillojë të ndëshkohet për përzierjen e supozuar në politikën e Rusisë dhe përpjekjen për të eksportuar “vlera të degjeneruara”.

Masat aktive

Kjo mund të tensionojë marrëdhëniet më të gjëra të Kremlinit me Europën, por më përgjithësisht, nëse protestat mbajnë momentumin, atëherë ka rrezik që Kremlini të ndjehet i sulmuar dhe të ndërmarrë taktika edhe më ekstreme – të cilat nuk do t’i përmbajë vetëm përbrenda kufive të saj.

Persekutimi nga Kremlini i atyre që i konsideron tradhtarë tashmë ka çuar te helmimet e Salisbury-t më 2018 dhe te ekzekutimi i çeçenit Zelimkhan Khangoshvili në Berlin, në fund të vitit 2019.

I pari pati një kosto të madhe politike, që u bë shkas për fushatën globale ku u përjashtuan 153 spiunë dhe diplomatë rusë nga 29 vende.

Përkundrazi, ekzekutimi i këtij të fundit nuk pati reperkusione me vetëm dy përjashtime nga Berlini.

Opozita ruse përfiton jo vetëm prej një rrjeti aleatesh, zëdhënësish dhe tifozësh në Europë, por gjithashtu prej reportazhit të pavarur nga mediat në gjuhën ruse sikur se Meduza, me bazë në Riga, dhe transmetuesi amerikan Radio Europa e Lirë në Pragë.

Por në klimën si kjo, fushatat ekzistuese të mbikëqyrjes dhe shpifjeve mund të marrin forma më konkrete.

Marrë parasysh se trajtimin e situatës së tashme politike si ekzistenciale, e cila duhet të luftohet me çdo mjet të mundëshm, nëse Kremlini ka pak arsye për t’ia pasur frikën përgjigjeve europiane, atëherë do të mund të zgjeronte fushatën e saj të të ashtuquajturës “masa aktive” jashtë vendit.

Bellorusia

Kriza në Rusi mund të ndikojë gjithashtu në Bellorusi.                               

Për momentin, Putin-i, i cili nuk është mik i Lukashenkos – po mat me kujdes nivelin e përkrahjes së ofruar.

Shpresa duket të jetë parandalimi i shembjes së regjimit bellorus, duke e larguar Lukashenkon pa zhurmë për ta zëvendësuar me një figurë më të re dhe më pak toksike.

Megjithatë, paralelet mes Minsku-t dhe Moskës nuk janë zhdukur për protestuesit në të dy qytetet – disa prej demonstruesve rusë thirrnin “të rrojë Bellorusia” – e me gjasë as për qeveritë.

Personat në krahun më të ashpër të politikës së Kremlinit, të cilët kaherë kanë bërë thirrje që çfarëdo shenje lëshimi ndaj “protestuesve” në Bellorusi mund t’i japë zemër atyre në Rusi, ka gjasë që tash të jenë më bindës.

Duke qenë oportunist dinak, Lukashenko do të ngrisë zërin bashkë me ta.

Kjo gjithashtu do të bëhet sfidë për diplomacinë dhe politikën e sigurisë e Europës.

Është e qartë se çfarë ndodh në Rusi nuk mbetet në Rusi.

***

Artikulli origjinal i botuar më 25 janar në euobserver

***

Image

 

Ky artikull mbështetet nga "Sbunker" përmes projektit të financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura këtu janë të autorit dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

 

 

03 shkurt 2021
13:40

Mark Galeotti