Ujkani: Ligjshmëria e nënshkrimit të MSA-së për Kosovën

Sbunker pyet: Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në. A nënkupton kjo zyrtarizim të marrëdhënieve tona kontraktuale me BE-në si shtet, apo asgjë nuk ndryshon në raportet Kosovë - BE?

28 tetor 2015 10:05

Pas një periudhe prej më tepër së 12 vite nga Samiti i Selanikut i BE-së i vitit 2003, përfundimisht Kosova nesër do arrijë të përmbyllë një kapitull shumë të rëndësishëm më BE-në – nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. 

Përveç shumë aspekteve të tjera që janë diskutuar lidhur me këtë marrëveshje pashmangshëm një prej çështjeve më delikate ka qenë dhe vazhdon të jetë baza ligjore mbi të cilën Kosova dhe BE do nënshkruajnë nesër MSA-në.

Andaj të analizojmë për një moment pikërisht atë se cila është kjo bazë ligjore dhe se cili është dallimi mes MSA-së për Kosovën dhe MSA-së për vendet e tjera të rajonit, së paku nga ky pikëveshtrim. Kapitulli i pestë i Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian mbulon aspektet lidhur me Marrëveshjet Ndërkombëtare.  Neni 217 i Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian parasheh se një marrëveshje e tillë krijonnjë mekanizëm të të drejtave dhe detyrimeve reciprioke , veprime të përbashkëta dhe procedurë të veçantë me një vend të tretë, duke nënvizuar  vlerat e përbashkëta dhe parimet, komponenten tregtare, përafrimin e legjislacionit dhe politikavetë vendit të tretë me ato të Unionit, dhe bashkëpunimi me Unionin.

Për më teper neni 218 Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian speifikon në detaje mënyrën e negocimit dhe atë se si do të përfundohet një marrëveshje e tillë.  

Përkundër faktit që neni 218 i TFEU do jetë baza ligjore mbi të cilën do të nënshkruhet marrëveshja në mes të Unionit Evropian dhe Kosovës prapë se prapë vlerësojm se e njejta nuk është e njejtë sikur ne rastin e vendeve të tjera të cilat i janë bashkuar qysh nga vitet e 70 kur edhe ka filluar të zgjerohet Unioni Evropian.

Në rastin e vendeve të tjera duke përfshirë edhe vendet e rajonit është aplikuar neni 49 i Traktit të Bashkimit Evropian për nënshkrimin e Marrëveshjeve për Stabilizim Asociim. Sipas këtij neni “Çdo shtet evropian që respekton vlerat e Unionit Evropian dhe është i/e angazhuar për promovimin e këtyre vlerave mund të aplikojë për t'u bërë një anëtar i Unionit”. Lidhur me këtë gjë do njoftohen edhe Parlamenti Europian dhe Parlamentet nacionale të cilat edhe do kenë të drejten e ratifikimit apo jo të një kërkese të tillë.  

Megjithatë ajo që natyrisht na gëzon në këtë moment është fakti se përkundër faktit që Kosova nuk është njohur nga 5 vende anëtare të BE-së ajo vazhdon rrugëtimin e vetë drejt antarësimit në Bashkimin Evropian dhe tanimë në një format krejt ndryshe. Format ky i cili  përcakton detyrime kontraktuale për BE dhe Kosoven gjë e cila nuk ka ekzistuar deri me tani. Në aspektin formal edhe në këtë marrëveshje do vazhdon të perdoret fraza që nuk e prejudikon statusin politik të Kosovës dhe se është në harmoni opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit por që tanimë kjo është një realitet me të cilin shteti i Kosovës do vazhdon të përballet besoj edhe per një kohë.

Përveç që shërben si marreveshje për vendosjen e marrë dhënieve kontraktuale në mes të BE-së nga njëra anë dhe Kosovës nga ana tjetër, kjo marrëveshje rezulton në marrëdhënie më të mira tregtare, por që fokusohet në reformimin jo vetëm të fushave që do mundësojnë tregtinë e lirë me BE-në dhe rajonin, por edhe fushat që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, dialogun politik rajonal, drejtësinë dhe punët e brendshme. Natyrisht, reformat e arritura përmes MSA-së kontribuojnë në lehtësimin e procesit të anëtarësimit. Por duhet të kuptohet që procesi I nënshkrimit të MSA-së dhe procesi i antarësimit të Kosovës në BE janë dy procese me vete.

28 tetor 2015
10:05

Emrush Ujkani

Sbunker pyet: Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në. A nënkupton kjo zyrtarizim të marrëdhënieve tona kontraktuale me BE-në si shtet, apo asgjë nuk ndryshon në raportet Kosovë - BE?