Osmani: MSA si marrëdhënie “speciale” kontraktuale

Sbunker pyet: Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në. A nënkupton kjo zyrtarizim të marrëdhënieve tona kontraktuale me BE-në si shtet, apo asgjë nuk ndryshon në raportet Kosovë - BE?

28 tetor 2015 10:09

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA)në mes të Kosovës (ndonëse me fusnotë), në njërën anë, dheBashkimit Evropian, në anën tjetër, shënon zhvillimin më tërëndësishëm të viteve të fundit në rrugën e gjatë të shtetit tonëpër t’u bërë pjesë e BE-së. Më në fund, pas premtimeve e retorikës abstrakte dhe të thatë për “perspektivën evropiane”, poe shohim një rezultat konkret e të prekshëm, i cili jo vetëm qenënkupton reforma substanciale të sektorit ekonomik e tregtar nëKosovë, por marrëdhënie të natyrës më të avansuar (në aspektin juridik dhe politik) në mes të vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Ndër pyetjet më themelore që janë bërë gjatë tërëprocesit të negociimit të MSA-së ishte edhe nëse Kosova do të merrte një dokument të njëjtë me atë të shteteve të rajonit, që do të nënkuptonte perspektivën e saj për anëtarësim, apo, do t’i ofrohej dicka e ngjashme me disa shtete të tjera të cilave u janëofruar instrumente të bashkëpunimit, por jo marrëveshje si MSA, që janë hap drejt anëtarësimit. Kjo dilemë ishte veçanërisht prezente duke e ditur se pesë shtete të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën, dhe do të mund të bllokonin tërë procesin e negociimit dhe nënshkrimit të MSA-së. Fakti që këto shtete nuk e bënë këtë, flet shumë, meqë MSA-të mund të lidhen vetem me shtete, në përputhje me Traktatin e Lisbonës. Por, mbi të gjitha, është shenjë se qëndrimi i këtyre 5 shteteve në raport me shtetësinë e Kosovës mund të ketë lëvizurpozitivisht.

Një krahasim i MSA-së së lidhur me Kosovën dhe MSA-vetë lidhura me shtetet e tjera të rajonit, në veçanti atë të lidhur me Shqipërinë, tregon se dokumenti është shumë i ngjashëm, dhe nëshumë aspekte identik. Pra, është përdorur mostra e njëjtë. Por, në rastin e Kosovës, Bashkimi Evropian është përkujdesur që nëtërë këtë marrëdhënie kontraktuale, Kosovën t’a trajtojë si rast tëveçantë. Kjo qartësohet qysh në preambulën e dokumentit tënënshkruar, por konkretizohet në nenin 2, e më pas edhe në disadispozita të tjera të MSA-së.

Preambula e MSA-së thekson se kjo Marrëveshje nuk paragjykon qëndrimin ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të KSKB dhe opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, pra përmban tekstin e marrëveshjes për fusnotën, e cila ishte arritur në Bruksel në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Neni 2 i MSA-së nëanën tjetër, konkretizon këtë gjuhë edhe më tej duke përcaktuar se “asnjë nga termat, formulimet apo përkufizimet e përdorura në këtë Marrëveshje, duke përfshirë Anekset dhe Protokollet e saj, nuk përbëjnë njohje të Kosovës nga BE-ja si një shtet i pavarur apo nuk paraqesin njohje individuale nga Shtetet Anëtare për Kosovën nëse ato nuk e kanë ndërmarrur një hap të tillë.” Është pikërisht ky nen, që nuk mund të gjindet në asnjërën nga MSA-të e lidhura me shtetet e tjera të rajonit, që i jep karakter special marrëveshjes së nënshkruar dhe tregon rezultatin e kompromisit në mes të shteteve anëtare rreth trajtimit të Kosovës.  Një shembull tjetër është teksti i nenit 11 në MSA-në me Kosovën (gati identik me nenin 8 të MSA-së me Shqipërinë), sipas të cilit dialogu politik do të “konsolidojë përafrimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”. Fjala kyçe këtu është “përafrimi”, sepse dispozita e njëjtë në MSA-në me Shqipërinë që flet për dialogun politik, përcakton se ky proces do të “konsolidojë marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë”. Natyrisht që ka edhe dallime të tjera që dëshmojnë se në rastin e Kosovës, kjo është një marrëdhënie kontraktuale speciale dhe një aranzhim që po përdoret për herë të parë.

Pra, siç shihet, rrethanat unike për shkak të mosnjohjes nga 5 shtete anëtare kanë bërë që MSA me Kosovën të përfshijë dispozita të veçanta që nuk paragjykojnë statusin. Por, kjo nuk e bënë dokumentin më pak të rëndësishëm, në aspektin e rrugës evropiane të Kosovës. Në anën tjetër, duke e ditur se anëtarësimin në Bashkimin Evropian e kanë të garantuara vetëm shtetet, përpjekja e Kosovës tash e tutje duhet të fokusohet pikërisht në 5 shtetet që akoma nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Kjo është e domosdoshme, sepse nënshkrimi i MSA-së as nuk e garanton e as nuk e përjashton mundësinë e anëtarësimit në BE. Por, para se të mendojmë për këta hapa, e kemi një hap shumë më urgjent, këtu në oborrin e shtëpisë sonë, e ai është ratifikimi i MSA-së në Kuvendin e Kosovës. Nëse nuk jemi në gjendje të bëjmë Kuvendin funksional për të kryer aktine ratifikimit të MSA-së në kushte të punës normale parlamentare, atëherë si duket nuk e meritojmë të ecim as edhe një hap më tutje në rrugën e integrimit evropian.

 

Vjosa Osmani – Sadriu është deputete e Kuvendit tëKosovës dhe anëtare e Komisionit për Integrim Evropian.

28 tetor 2015
10:09

Vjosa Osmani

Sbunker pyet: Kosova ka nënshkruar MSA-në me BE-në. A nënkupton kjo zyrtarizim të marrëdhënieve tona kontraktuale me BE-në si shtet, apo asgjë nuk ndryshon në raportet Kosovë - BE?