Diskutim: Seksualizimi femëror

02 korrik 2019 10:49

Të enjten, më 4 korrik, duke filluar prej orës 17:30 - 19:00 do të mbahet një diskutim në hapësirën e "Project Space" të fondacionit Shtatëmbëdhjetë, mbi përmbledhjen e librit “Female Sexualization: A Collective Work of Memory”, shkruar nga Frigga Haug, trajtuar nga Lirika Demiri, studiuese e çështjeve gjinore.

02 korrik 2019
10:49

Redaksia