Altin Krasniqi në Soma

09 korrik 2018 10:54

Këtë të premte prej orës 19:00-22:00 ju ftojmë në hapjen e ekspozitës së Altin Krasniqit i cili sjellë një seri të pikturave.

Në këtë seri Altin Krasniqi paraqet dëshmi të tranzicionit socio-ekonomik të cilat si fasadë urbane rrëfejnë një shpresë të popullit për të filluar një jetë të re më të mirë. Ndërtimet, mbindërtimet, shtesat, ndërrimi i destinimit të objekteve mund të shihet si një identitet social që gjendet në transformim konstant e që reflekton ambicje për të ardhmen e në të njëjtën kohë mbetje e “pasuksesshme” nga e kaluara.
Punimet do të jenë ekspozuara dhe në shitje.
 

09 korrik 2018
10:54

Redaksia